1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Me shume te ardhura nga turizmi gjate vitit 2005 ne Shqiperi

Arben Muka15 Prill 2005

Turizmi mbetet pika kyce ne ta ardhurat e ekonomise shqiptare. Ne baze te te dhenave qe ka publikuar ditet e fundit Banka e Shqiperise, gjate te vitit te kaluar nga sektori i turizmit u krijuan afer gjysem miliardi euro te ardhura.

Fotografi: AP

Autoritetet ne Shqiperi parashikojne per kete vit, megjithese nje vit elektoral, qe te krijojne rreth 12 perqind me shume te ardhura nga turizmi, krahasuar me nje vit me pare. Gjate vitit 2004, sipas te dhenave me te fundit te Bankes se Shqiperise, te ardhurat nga turizmi ishin rreth gjysem miliard euro. Ministria e Turizmit planifikon qe ne muajt e veres te vijne me shume pushues nga Kosova dhe Maqedonia ne bregdetin shqiptar. Nderkohe perfaqesues te qeverise se Kosoves ne kontaktet qe kane patur me homologet e tyre ne Tirane, kane diskutuar per miratimin e nje protokolli per bashkepunimin mes dy vendeve ne fushen e turizmit. Shqiperia ne baze te pozites gjeografike ofron per kosovaret turizmin veror kryesisht ate bregdetar, kurse Kosova mund te ofroje per turistet nga Shqiperia turizmin malor, kryesisht ne stinen e dimrit.

Shqiperia, duke e qene nje vend qe per momentin eshte i orientuar me shume per zhvillimin turizmit veror bregdetar, ka nisur pergatitjet per te perballuar sa me mire sezonin e ri, i cili shenon pikun ne korrik dhe gusht. Ne 5-6 vitet e fundit pjesa me e madhe e vizitoreve qe preferojne te kalojne
disa dite pushime ne buze Adriatikut dhe Jonit, jane ata nga Kosova dhe Maqedonia, nderkohe qe numri i turisteve te huaj nga vende te tjera eshte ende i vogel.

Turizmi mbetet pika kyce ne ta ardhurat e ekonomise shqiptare. Ne baze te te dhenave qe ka publikuar ditet e fundit Banka e Shqiperise, gjate te vitit te kaluar nga sektori i turizmit u krijuan afer gjysem miliardi euro te ardhura. Zevendesministri i Turizmit dhe Rregullimit te Territorit, Artan Lame, parashikon nje sezon turistik pozitiv, ku do te arrihet rritja e te ardhurave ne masen 12 perqind krahasuar me nje vit me pare.

Hamendesimet per ndikim negativ ne sezonin turistik te votimeve qe priten te mbahen ne fillim te korrikut, Lame i kundershton duke argumetuar se "formula e re e zhvillimit te zgjedhjeve me nje raund, pra duke u zhvilluar ne nje dite te vetme do te kete efekt minimal. Kapacitet turistike kete vit jane me te mira, ka nderhyrje ne infrastructure, ne krijimin e ambjenteve te pastra dhe te sistemuara"

Kete sezon turistik, levizja e qytetareve nga Kosova do te jete me e organizuar nga prezenca e mjaft agjensive te udhetimit qe funksionojne ne te dy vendet. Nje delegacion i Ministri i Tregetise dhe Industrise se Kosoves ka qene keto dite ne Shqiperi per te biseduar me autoritetet ne arritjen e nje protokolli bashkepunimi mes dy vendeve ne fushen e turizmit. Ne thelb te bashkepunimit eshte llogjika se nese Shqiperia ne baze te pozites gjeografike ofron per kosovaret turizmin veror kryesisht ne breg te detit, Kosova mund te ofroje per turistet nga Shqiperia turizmin malor, kryesisht ne stinen e dimrit.

Permiresimi i kushteve te hotelerise, infrastruktures dhe sherbimit ne pergjithesi ne zonat turistike. si ne Shqiperi ashtu dhe ne Kosove nuk eshte e varur nga niveli i investimeve te sektorit privat, por dhe nga politikat qe ndjekin autoritetet per te promovuar dhe per te mbeshtetur programe zhvillimi dhe konservimi te resurseve turistike, qofshin ato jo vetem bregdetare a malore, por duke afruar vizitore nga cdo ane e globit si ne Shqiperi ashtu dhe ne Kosove, per ate qe per momentin eshte pak e zhvilluar, turizmin kulturor.