1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Me tone të ashpra ministrat e jashtëm të BE-së kritikuan aktet e dhunës të qeverisë në Uzbekistan ndaj popullsisë

Bernd Riegert24 Maj 2005

Në takimin e zhvilluar dje në Bruksel krerët e diplomacisë së vendeve të BE-së i bënë thirrje qeverisë në Uzbekistan që të përmbahet për të evituar viktimat e mëtejshme. Ministrat e jashtëm dhe ata të mbrojtjes vendosën gjithashtu mbi ndihmat për rajonin e krizës Darfur në Perëndim të Sudanit.

Lidhur me trazirat në Uzbekistan ministrat e jashtëm të BE-së kërkuan hetimin e sulmevetë pëergjakshme të forcave të rendit ndaj demonstruesve në qytetin Andixhan. Kryetari i radhës së këshillit të ministrave Zhan Aselborn, nënvizoi: "U kërkojmë autoriteteve të Uzbekistanit që të heqin dorë nga qëndrimi i ngrutë i tyre dhe të hapin procesin e reformave të cilat mund të shërbejnë për shkuljen e rrënjëve të destabilizimit në vend."

Përveç kësaj organizatat e ndihmës si p.sh. Kryqi i Kuq duhet të kenë të drejtën e hyrjes në Uzbekistan. Ministrat e jashtëm aprovuan një deklaratë, në të cilën ndërhyrja ndaj demonstruesve në Andixhan dënohet si një "dhunë e papërmbajtur, e papërgjeshme dhe disproporcionale". Forcat e rendit kanë qëlluar në mënyrë të papërgjegjshme ndaj popullsisë civile, vlerësojnë njëzëri qarqet e delegacionit të përfaqësuesve ndërkombëtarë që u njohën nga afër me situatën në Uzbekistan. I ngarkuari i BE-së për politikën e jashtme Havier Solana e hodhi poshtë deklaratën e ambasadorit të Uzbekistanit në Bruksel, sipas të cilit zyrtarisht ka pasur vetëm 169 të vdekur të cilët kanë qenë terroristë dhe banditë:
"Gjendja është shumë më e rëndë nga sa mendoni ju. Sa më mirë që të mund ta gjykojmë ne situatën, se ç´ka ndodhur realisht aq më shumë mund të zbardhim të vërtetën për atë që ka ndodhur, dhe aq më mirë do të jetë për të gjithë ne", therksoi Solana.

Gjatë demonstratës në Andixhan ka pasur humbje të mëdha në njerëz, theksohet në deklaratën e ministrave të jashtëm. Dëshmitarët okularë flasin për deri në 1000 të vdekur. Ndaj krerët e diplomacisë së vendeve të BE-së vendosën që të hetohen ngjarjet që ndodhën në Uzbekistan.

Temë tjetër e rendit të ditës në mbledhjen e ministrave të jashtëm ishte edhe gjendja në Darfur. Në Bruksel u ra dakord që pikërëndesë e ndihmës të jetë dërgimi i rreth 6200 ushtarëve dhe 1500 policëve, nën mandatin e OKB-së dhe me përbërje nga Afrika e Jugut, Nigeria, Senegali dhe Ruanda. Përfaqësuesi i politikës së jashtme evropiane, Solana theksoi, se për këtë duhet të ketë një koordinim të plotë me organizatat e tjera ndërkombëtare si edhe me NATO-n: "Transporti i ndihmave nga ajri duhet të realizohet në bashkëpunim me NATO-n. Ne mund të vemë në dispozicion ushtarë, armë, automjete dhe çadra. Të gjitha këto janë të nevojshme në këtë rajon. Por komandoja do të mbetet kompetencë e Unionit Afrikan. Një pjesë e ushtarëve të kontigjentit nga ky union ndërkohë është dislokuar në Darfur me qëllim vëzhgimin e situatës. Shumica e kontigjentit përbëhet nga ushtarët francezë. Por edhe SHBA dhe Kanadaja do të venë në dispozicion kontigjnetet e tyre. Lista me masat konkrete për ndihmat për Darfurin do të përpilohet sot në Bruksel. Sipas OKB-së në këtë rajon popullsia po dëbohet prej milicëve arabë. Refugjatët kanë marrë një leje të përkohshme qëndrimi nga qeveria e Kartumit. Qysh nga shkurti 2003 mëse 2 milionë njerëz ndodhet në arrati dhe mëse 300.000 të tjerë me ndohet se janë vrarë.