Me tren sërish nga Kosova në Maqedoni
28 Shkurt 2006
Reklamë
Pas shtatë vitesh ndërprerjeje të linjës hekurudhore midis Maqedonisë dhe Kosovës, sot për herë të parë ka qarkulluar treni për transportin e udhëtarëve Fushë Kosovë –Shkup dhe anasjelltas.
Ministri i transportit të Maqedonisë, Xhemajli Mehazi e vlerëson aktivizimin e kësaj linje hekurudhore si tejet të rëndësishme meqenëse përmes saj do të ketë mundësi në të ardhmen që rrjeti hekurudhor të shtrihet në të gjitha vendet e rajonit.