Media: Ekstremistë turq duan të ndikojnë politikën gjermane
8 Janar 2021Qeveria gjermane vlerëson se ekstremistë turq të krahut të djathtë po përpiqen të ndikojnë në formimin e opinionit publik dhe politik në Gjermani.
Kjo del nga përgjigja ndaj një pyetjeje të grupit parlamentar të FDP-së, të cilën e citon gazeta "Die Welt". Veçanërisht në politikën lokale, pjesë të skenës ekstremiste të krahut të djathtë turk janë përpjekur të dominojnë formate të konsoliduara të debatit ndërkulturor. Sipas raportit, qeveria gjermane ka njohuri në lidhje me kandidaturat e personave të tillë në zgjedhjet komunale dhe të këshillit të integrimit.
Në nëntor, parlamenti federal i Gjermanisë, Bundestagu kërkoi që të shqyrtohej ndalimi i grupit "Ujqit Gri". Sipas informacioneve të medias, megjithatë, ekspertët i vlerësojnë aktualisht shumë të larta pengesat ligjore për një ndalim të tillë.
Përveç kësaj, sipas të dhënave të publikuara nga gazeta "Die Welt", qeveria gjermane e kategorizon Fondacionin për Kërkime Politike, Ekonomike dhe Sociale - shkurt SETA - në mjedisin e partisë turke në pushtet AKP. SETA ka një zyrë në Berlin që nga viti 2017.
Lëvizja Milli Görüs gjithashtu përpiqet të veprojë si një pikë kontakti për politikën dhe shoqërinë. Kjo lëvizje përfaqësohet indirekt në Konferencën Islamike Gjermane përmes "Këshillit Islamik për Republikën Federale të Gjermanisë", në të cilin ajo dominon.
aud (dlf, Welt)