1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

070711 Managergehälter

8 Korrik 2011

Udhëheqësit e kryesive të kompanive të listuara në indeksin e bursës gjermane DAX, kanë fituar vitin e kaluar 4.5 milionë euro. Këtë e bëri të ditur shoqata gjermane për ruajtjen e letrave me vlerë (DMS) të enjten.

Biznesmenë
BiznesmenëFotografi: picture-alliance/chromorange

Për bordet e sipërmarrjeve të DAX-it gjerman, kriza ka kaluar. Të paktën sa i përket pagave të tyre. 2.9 milionë euro ka fituar mesatarisht një anëtar kryesie vitin e kaluar – që janë 22 për qind më shumë se në vitin 2009 dhe po aq sa në vitin 2007, një vit para krizës. Me 6.5 milionë euro, drejtuesit e Deutsche Bank kanë marrë mesatarisht rrogat më të larta. Shefat e Beiersdorf dhe Commerzbank janë në fund skalës, poshtë kufirit të milionëshit.

Ndryshe nga vitet e mëparshme, rrogën më të lartë gjatë vitit 2010 e ka patur një shefi kryesie nga ekonomia reale: Shefi i Volkswagen, Martin Winterkorn, ka fituar 9.3 milionë euro, ndërsa shefi i bankës gjermane, Deutschebank, Josef Ackermann, vetëm afro nëntë milionë. Pak prapa tyre: Shefi i Siemensit, Peter Lëscher. Dhe kjo duhet të përfundojë këtu gradualisht, porosit DSW, Shoqata Gjermane për mbrojtjen e letrave me vlerë, e cila paraqet këtë studim prej dhjetë vjetësh.

Bursa e FrankfurtitFotografi: picture-alliance / dpa

Shefi i saj ekzekutiv Ulrich Hocker është kundër ngritjeve shumë të larta. "Ne flasim këtu për pagat maksimale, në të cilat nuk janë përfshirë premtimet për pensionet. Ne si mbrojtës të aksionerëve, duhet të parandolojmë ekzagjerimet qoftë për poshtë, qoftë për lart. Ne kemi bindjen se pagat e menaxherëve mbi dhjetë milionë euro në vit nuk janë në rregull. Ato mund të rrezikojnë paqen sociale. "

Edhe më mbreslënëse se ritmet e rritjes së pagave të disa menaxherëve janë sipërmarrjet: Kështu i gjithë bordi i ndërtuesit të makinerive dhe kamionëve MAN fitoi më shumë se 190 për qind më shumë se vitin e kaluar. Te koncerni i çelikut Thyssen-Krupp, bordi drejtues fitoi 163 për qind më shumë dhe prodhuesi i chipave Infineon, rreth 118 për qind. Kjo është varur kryesisht nga rritja e nivelit të pagave fikse, thotë

Gunther Friedl, profesor i ekonomisë në Universitetin Teknik të Mynihut, i cili e ka bërë këtë studim së bashku me DSW: Ndërsa vërtet duhet pranuar, se niveli i pagave varet nga rritja e përgjithshme e rrogave, në DAX është rritur 7,26 për qind - shumë më tepër se rritja e përgjithshme e pagave. Kjo për shkak të faktit se disa prej sipërmarrjeve të DAX-it kanë ndryshuar sistemet e tyre të pagave, duke i dhënë pagës fikse një peshë më të lartë. Kështu koncerni SAP ka rritur pagën fikse të drejtuesve të saj, të caktuar me më shumë se 50 për qind."

Shefat e bordeve drejtuese në Gjermani fitojnë mesatarisht 4.5 milionë euro, diçka më pak se kolegët e tyre në Zvicër, por shumë më tepër se ata në Francë. Drejtuesit e korporatave megjithatë nuk i afrohen SHBA-ve, me një mesatare prej 12 milionë eurosh .

Kabineti është marrë disa herë me çështjen e rrogave të menaxherëveFotografi: picture-alliance / dpa

Autor: Brigitte/ Angelina Verbica

Redaktoi: Aida Cama