1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Merkel dhe Vuçiq për rihapje sa më të shpejtë të dialogut

18 Mars 2020

Kancelarja Angela Merkel dhe Presidenti serb Aleksandar Vuçiq kanë zhvilluar të mërkurën një videokonferencë.

Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe Presidenti serb Aleksandar Vuçiq gjatë një takimi në Berlin (Arkiv, 2018)
Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe Presidenti serb Aleksandar Vuçiq gjatë një takimi në Berlin (Arkiv, 2018)Fotografi: picture-alliance/AP Photo/M. Schreiber

Kancelarja Angela Merkel dhe Presidenti serb Aleksandar Vuçiq kanë pasur sot  një videokonferencë.

Siç bëhet e ditur nga zyra e kancelares Merkel, ata kanë shkëmbyer mendime për marrëdhëniet e ngushta bilaterale dhe ekonomike, procesin e pranimit të Serbisë në BE dhe reformat përkatëse, si dhe rreth situatës në rajon.

Kancelarja Merkel dhe Presidenti Vuçiç gjithashtu folën gjerësisht për sfidat në përballimin e virusit Corona, thuhet më tej në deklaratën e përbashkët.

Dialogu Kosovë-Serbi

Sipas deklaratës së qeverisë gjermane, Kancelarja mirëpriti gatishmërinë e presidentit serb për të hyrë në një dialog të ndërmjetësuar nga BE për heqjen barrierave tregtare jo-tarifore midis Serbisë dhe Kosovës. Po ashtu në deklaratë thuhet se kancelarjam Merkel mirëpriti gatishmërinë e Serbisë për të zbatuar marrëveshjet e Brukselit për menaxhimin e integruar të kufijve, të cilat duhet të fillojnë me vënien në punë të pikëkalimit të Merdares. Presidenti Vuçiq këmbënguli në plotësimin e të gjitha dispozitave te Marrëveshjes së Brukselit”, thuhet më tej në deklaratë.

Kancelarja dhe Presidenti serb janë  shprehur edhe për rifillimin sa më të shpejtë të dialogut të normalizimit të marrëdhënieve Serbi-Kosovë dhe Presidenti Vuçiq ka premtuar se do të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshme për ta bërë këtë dialog të suksesshëm dhe për të shmangur pengesat e ndërsjella, në mënyrë që të krijojë një atmosferë konstruktive dhe të hapur për bisedimet.

Takimi Merkel Vuçiç ishte pritur të zhvillohej qysh të hënën në Berlin, por për shkak të krizës së pandemisë së koronavirusit ai u zhvillua të mëkurën me videokonferencë.