1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Merkel dhe Hollande: Një afrim i vështirë

Andreas Noll/Angelina Verbica30 Maj 2013

Deri në fund të majit presidenti francez dhe kancelarja gjermane do të paraqisnin propozimet e përbashkëta për të thelluar Bashkimit Monetar. Por kjo nuk është ende. Një fazë e re megjithatë ka nisur mes tyre.

Merkel dhe Hollande në samitin e BrukselitFotografi: Reuters

Ata buzëqeshin, bëjnë shaka dhe theksojnë shpesh ngjashmëritë. Në samitin e BE-së në Bruksel para pak ditësh, apo me rastin e festimeve të 150 vjetorit të PSD. Kancelarja konservatore dhe kryeministri socialist sillen jashtëzakonisht miqësorë me njëri-tjetrin. Atmosfera në marrëdhëniet gjermano-franceze është sot me sa duket më e mirë se gjatë muajve të parë të ftohtë të presidencës socialiste në Paris. Vëzhguesit e kishin parashikuar që para zgjedhjeve se Hollande i matur dhe pragmatik mund të bashkëpunojë ndoshta më mirë me Angela Merkelin se sa paraardhësi i saj të hedhur dhe impulsiv Nicolas Sarkozy.

Ofensivë e sharmit gjermano-francez

Dhe megjithatë marrëdhëniet ndërmjet dy qeverive nuk janë shumë, shumë të mira me gjithë miqësinë. Idetë mbi ardhmen e Evropës janë shumë të ndryshme dhe shumë dramatik është zhvillimi i raporteve të forcave. Franca është dobësuar shumë ekonomikisht dhe kështu edhe politikisht, ndërsa ndikimi gjerman në Evropë rritet në mënyrë konstante.

Francois Hollande, Sigmar Gabriel dhe Angela Merkel në LajpcigFotografi: picture-alliance/dpa

Nëse ekonomia franceze para një dhjetëvjeçari ishte në një nivel me atë gjermane, ajo tani nuk ecën me të njëjtin ritëm. Deindustrializimi dramatik shoqërohet nga një papunësi më e lartë se kurrë më parë në Francë. François Hollande e mori drejtimin në kushte shumë të vështira, ai i premtoi elektoriatit se nën drejtimin e tij do të jetë menjherë gjithçka më mirë. Por një vit pas zgjedhjes së tij ai ka 322.000 të papunë më shumë.

Kriza më e rëndë në Francë

Për krizën në Evropë dhe në vendin shumë socialistë francezë fajësojnë masat e kursimit të vendosura nga Gjermania. Dhe në të vërtetë kancelarja gjermane frenon herë pas here iniciativa politike të Hollande: në çështjen e një bashkimi të borxhit në Evropë, apo në lidhje me rolin e ri të Bankës Qendrore Evropiane (BQE).

Një gjë është e sigurt: Angela Merkel nuk dëshiron momentalisht bashkimin e borxhit dhe as një BQE politike, apo programe afatshkurtra investimesh. Ajo është e bindur se Franca si partneri më i rëndësishëm i Gjermanisë do ta marrë veten vetëm me ndihmën e një reforme të gjërë strukturore, një reforme si ajo që organizoi paraardhësi i saj Gerhard Schrëder në vitin 2010.

Qeverisje me një parti të përçarë

Edhe pse Hollandes ka vlerësuar disa herë kohët e fundit reformat e shtetit social të kancelarit socialdemokrat gjerman, një program i ngjashëm reformues nuk duket ende në horizont në Paris. Përkundrazi, francezët e perceptojnë presidentin e tyre si një hezitues pa autoritetin e duhur, politika e të cilit është e pavendosur dhe kontradiktore. Rënia e autoritetit duket edhe në mediat franceze, që e paraqesin presidentin si "Monsieur faible" ("zotëria i dobët) dhe në të njëjtën kohë theksojnë rolin e padiskutueshëm udhëheqës të kancelares në Europë. Kështu rritet trysnia, sidomos nga partia e tij, që ai të "japë" më në fund dhe të mundësojë një ndryshim politik majtas në Francë dhe në Europë..

Fotografi: Reuters

Nervozitetin në kampin socialist në Paris e tregon debati në lidhje me kongresin e socialistëve për politikën evropiane në mes të qershorit. Në një dokument të brendshëm denoncohet "patundshmëria egoiste" e kancelares gjermane. Ndërkohë pasazhet, që akuzonin Gjermaninë janë hequr, por zemërimi ndaj politikës së kursimit të kancelares nuk njeh kufi tek shumë socialistë.

Koncepte të ndryshme për të ardhmen e Europës

Koncepte të ndryshme për të ardhmen e Europës janë ato, që bllokojnë deri tani një iniciativë për të cilën është rënë dakord më parë. Edhe pse Merkel und Hollande në festimet për 50 vjetorin e traktiatit të Elizesë deklaruan se deri në fund të majit do të përpilojnë propozimet e përbashkëta për të ardhmen e bashkimit monetar, ao nuk kanë për t'u bërë në kohë. Negociatorët nuk kanë mundur të bien dakord der tani.

Fotografi: Reuters
Kaloje seksionin tjetër Kryeartikujt e DW

Kryeartikujt e DW

Kaloje seksionin tjetër Më shumë zhvillime nga DW