1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Merkel konsultohet me partnerët para takimit Paris-Berlin-Moskë

Miodrag Soric22 Shtator 2006

Sipas një shkrimi të "Frankfurter Allgemeine Zeitung" kancelarja gjermane Angela Merkel dëshiron që tek partnerët e Gjermanisë të mos krijohet përshtypja se ajo synon në politikën e jashtme krijimin e një aksi "Paris-Berlin-Moskë". Për këtë përpara takimit tresh me presidentin francez Zhak Shirak dhe atë rus Vladimir Putin, që zhvillohet ditën e sotme (23.09) ajo u konsultua me presidentin amerikan si dhe me përfaqësuesit e vendeve baltike dhe të Polonisë. Frikëra prej një aksi të tillë janë shprehur kohët e fundit si në vendet baltike edhe në Poloni. Po a kanë bazë ato?

Fotografi: Fotomontage/DW

Ajo nuk është më fillestare. Kancelarja Merkel di se si të sillet në parketin ndërkombnëtar edhe në situata të vështira. Talentin e saj ajo pritet ta dëshmojë edhe një herë në takimin e Parisit me presidentin francez Zhak Shirak dhe atë rus Vladimir Putin. Fillimisht ajo as që donte të merrte pjesë në këtë takim, sidomos prej faktit se si qeveritë e vendeve baltike edhe të Polonisë nuk e shihnin me sy të mirë një bashkëpunim të ngushtë mes qeverive të Moskës, të Berlinit dhe të Parisit. Këto vende kishin frikë ndaj një politike që nuk i merrte parasysh pretendimet e tyre. A nuk ishte ish-kancelari Shrëder, ai që shpesh i kishte anashkaluar bashkë me mikun e vet Putinin Poloninë dhe vendet baltike?

Kancelarja Merkel e ka të qartë frikën e këtyre vendeve dhe e respekton atë. Para takimit të saj në Paris ajo nisi në këto vende këshiltarin e saj për politikën e jashtme për të qetësuar shpirtrat e ndezura. Po ashtu u konsultua edhe me administratën ndërkombëtare. Që përpara takimit ajo kujdeset për transnsparencë sa më të madhe, si për temat që do të diskutohen edhe për mënyrën e zhvillimit të takimit. Tek e fundi është qeveria gjermane ajo e cila do të prezantojë në Paris kërkesat e vendeve të vogla në krahun lindor të kontinentit kundrejt Rusisë. Merkeli do ta bëjë këtë edhe pse qeveria polake e cila gjendet për momentin në një krizë politike, nuk ka lënë rast pa e kritikuar Gjermaninë duke i rënduar pa nevojë marrëdhëniet bilaterale. Ajo do ta bëjë këtë megjithëse para pak kohësh në Varshavë u diksutua me zë të lartë për t'i hequr minoritetit gjerman disa të drejta të rëndëdishme. Ajo do ta bëjë këtë megjithëse Varshava kritikoi madje edhe presidentin gjerman Horst Këhler, edhe pse ky në fjalën e vet përpara gjermanëve të dëbuarve nga vendlindja bëri thirrje për dialog mes Polonisë dhe Gjermanisë.

Në këtë mes nuk duhet hedhur poshtë fakti që Gjermania është e interesuar për një marrëdhënie të mirë me Rusinë. Dhe kjo jo vetëm për shkaqe historike, por edhe ekonomike dhe politike. Rusia nuk është e pazëvëdësueshme si eksportuese lëndësh të para, edhe ekonomia e vendit më të madhe të botës, e cila po përjeton një bum, po e bën tregun rus gjithnjë e më të rëndësishëm për prodhimet evropiane. Pa ndihmën ruse nuk mund të arrihet një zgjidhje e krizës për programin atomik të Iranit. Evropa ka nevojë për Rusinë. Ky konstatim duket i pradurueshëm për shumë polakë. Në sytë e tyre nuk mund të ndodhë një gjë, e cila nuk duhet të ndodhë. Mosbesimi ndaj Gjermanisë dhe Rusisë dhe tani edhe dnaj Francës është i thellë. Kjo ka shkaqe historike dhe deri në një farë mase mund të kuptohet. por ky mosbesim nuk duhet të çojë në atë që historia të prishë përgjithmonë shancet që lidhen me të ardhmen. Polakët dhe baltët mund të ndryshojnë shumë gjëra, por jo pozitën gjeografike të vendeve të tyre. Dhe pas Luftësë së II Botërore Gjermania e ka dëshmuar më tepër se një herë që është dhe vazhdon të jetë një avokat i mirë i vendve të vogla të Evropës Qendrore.