1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Merkel kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan

14 Gusht 2018

Kancelarja gjermane Angela Merkel u shpreh kundër ideve për ndryshimin e kufijve të jashtëm në Ballkanin Perëndimor. Gjermania mbështet perspektivën evrpiane të rajonit.

Merkel empfängt Zvizdic
Fotografi: picture alliance/AP Photo/M. Karout

„Integriteti territorial i vendeve të Ballkanit Perëndimor është i përcaktuar dhe i paprekshëm. Kjo duhet të përsëritet gjithnjë, sepse ekzistojnë tendenca që çështjet e kufijve të hapet sërish. Kjo nuk mund të ndodhë. Duke u nisur nga ky fakt, ne jemi unik që vendeve të Ballkanit Perëndimor t'u jepet perspektiva e integrimeve evropiane", deklaroi kancelarja gjermane Angela Merkel, pas takimit në Berlin me udhëheqësin e Këshillit të Ministrave të Bosnje-Hercegovinës, Denis Zvizdiq. Merkel tha se Bosnje-Hercegovina po angazhohet që sa më parë të marrë statusin e kandidatit për anëtarësim në BE dhe se Gjermania do ta mbështesë këtë vend në këtë rrugë aspak të lehtë, ku kanë mbetur edhe shumë punë që duhen kryer.

Fotografi: picture-alliance/A.Hosbas

Një moment tjetër në raport me Bosnje-Hercegovinën është edhe mundësia që ky vend të marrë statusin e kandidatit për anëtarësim në NATO. "Gjermania mendon se kjo mund të arrihet gjatë këtij viti", theksoi Merkel në konferencën e përbashkët me Zvizdiq, pas takimit të tyre të mbajtur të hënën (13.08) në Berlin. Edhe Zvizdiq theksoi pas takimit se "ndryshimi i kufijve në Ballkanin Perëndimor ka përfunduar".

Sa i përket rrugës së këtij vendi, Zvizdiq theksoi se "rruga evropiane nuk ka alternativë". „Synimet më të rëndësishme të Bosnje-Hercegovinës janë anëtarësimi në BE dhe në NATO, që është e pamundur pa mbështetjen e Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe. Kjo rrugë nuk ka alternativë  tjetër dhe ne do të përpiqemi të përgjigjemi në të gjitha pyetjet e nevojshme, me qëllim që sa më parë të marrim statusin e kandidatit për anëtarësim në BE", theksoi Zvizdiq.

Fotografi: picture alliance/AP Photo/M. Sohn

Zvizdiq foli edhe për rolin e Turqisë në Bosnje-Hercegovinë. Ai tha se "Turqia kurrë nuk është përzier në punët e brendshme të Bosnje-Hercegovinës dhe nuk e ka penguar këtë vend në rrugën e integrimeve evropiane. Ndërsa kancelarja Merkel tha se "askush nuk është i interesuar që Turqia të destabilizohet ekonomikisht, por duhnt bërë të gjitha përpjekjet që Banka Qendrore e Turqisë të mbetet e pavarur". „Gjermania dëshiron prosperitetin ekonomik të Turqisë. Kjo është në interesin tonë", theskoi Merkel.