1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Merkel në Kroaci:Fushatë tek roja e kufirit të jashtëm të BE

18 Maj 2019

Kroacia -është një nga daljet e pakta publike të kancelares Merkel për fushatën e zgjedhjeve për Parlamentin e BE. Kjo lidhet edhe me rolin që e rëndësishëm të këtij vendi në politikën aktuale europiane për refugjatët.

Kroatischer Premier Plenkovic bei Merkel
Plenkovic vizitë tek kancelarja Merkel, 28.08.2018Fotografi: picture alliance/dpa/Bundesregierung/S. Kugler

Kur të shtunën, kancelarja Angela Merkel dhe kandidati kryesor i partive popullore europiane, Manfred Weber të takohen me mikpritësin, kryeministrin kroat Andrej Plenkovic, nuk do të flitet vetëm për mbështetjen e një aleati besnik në fushatën e BE. Kroacia konsiderohet si një roje e besueshme e kufirit të jashtëm europian, dhe ndihmon me këtë që të mbahet sa më e vogël tema e refugjatëve në fushatën aktuale europiane. Respektimi i të drejtave të njeriut luan një rol dytësor.

Së fundmi këtë e tregoi edhe një ekip i televizionit zviceran, SRF. Fshehurazi ata filmuan në kufirin e gjelbër bosnjako-kroat në dy ditë rreth katër të ashquajtura, push-back, dëbime ilegale të refugjatëve nga Kroacia. Ajo që është raportuar prej kohësh nga organizatat për të drejtat e njeriut u dokumentua së fundmi: duke shkelur ligjin dhe me kërcënim të dhunës policët kroatë kthejnë mbrapsht në Bosnje-Hercegovinë refugjatët që gjenden në territorin kroat e që janë lutur për azil.

Bëhet fjalë për refugjatë nga Pakistani, Algjeria, Afganistani. Gazetarëve zviceranë një person u përshkruan se si janë trajtuar nga policia kroate. „Ata hapën derën e mikrobusit dhe thanë: Hidhuni njëri pas tjetrit. Na shkatërruan celularët dhe nuk na i dhanë më paratë që na kishin marrë. Na qëlluan me shkopinj dhe thanë: Go Bosnia!"

Refugjatë në kufi me KroacinëFotografi: picture-alliance/AP Photo/D. Vojinovic

Dhunë në kufi

Me këto veprime policët shkelin hapur rregulloret e së drejtës ndërkombëtare edhe ato të BE, thotë Julija Kranjec nga Qendra për Studimet e Paqes, CMS në Zagreb në bisedë me Deutsche Wellen. Sepse të gjithë refugjatët, që shkelin një vend të BE dhe kërkojnë aty azil, kanë të drejtën e verifikimit individual, pra një procedurë ligjore. Kjo vlen edhe në rastet e hyrjes ilegale në vend. Edhe dëbimi bëhet në kuadër të një procedure të rregullt. „Kjo nuk duhet të kryhet në rrugë jozyrtare."

Ministria e Brendshme kroate i hedh poshtë akuzat. Policët pengojnë ata që duan të hyjnë ilegalisht në BE, thuhet. Kjo është në pajtim me përcaktimet e marrëveshjes së Shengenit dhe mbrojtjen e kufijve të jashtëm të BE-së. Nga ana tjetër ky rajon kufitar është një rajon i rrezikuar nga minat, argumentohet në Zagreb. Policët i kishin orientuar personat që hynë ilegalisht në Kroaci të merrnin një rrugë tjetër pylli. Pra si rrjedhojë ata në fund i kanë ndihmuar refugjatët. Pretendimet se janë „qëlluar" janë të gabuara, thotë Ministria e Brendshme e Kroacisë.

Keqtrajtime, kërcënime, burgje ilegale

Akuza të tilla nuk janë të reja. Në fund të vitit 2018 organizata e shoqërisë civile, Border Violence Monitoring, BVM ka publikuar mjaft video të regjistruara në fshehtësi, ku shihen policë të armatosur kroatë se si i kthejnë në Bosnje-Hercegovinë përmes një rruge në pyll refugjatët që ndodhen në territorin kroat. Në raportin e fundit kjo organizatë shkruan për një burg ilegale në Korenicë. Aty mbahen refugjatët kundër ligjit dhe në kushte jo të denja njerërore.

„Prej dy vitesh ka raportime të organizatave kroate e ndërkombëtare me dëshmi dhe praktika të tilla. Edhe e ngarkuara kroate për të drejtat e njeriut ka shkruar për këtë. Por asgjë nuk ka pasur efekt", thotë Julija Kranjec nga Qendra për Studimet e Paqes. Ministria e Brendshme i mohon të gjitha këto fajësime.

Kroacia – një roje e mirë kufiri?

Që nga koha kur itinerari i Ballkanit, përmes të cilit erdhën në BE rreth 1 milionë refugjatë, u mbyll me gardhe në kufirin serbo-hungarez dhe kroato-hungarez, mijëra emigrantë përpiqen përmes „një itinerari të ri të Ballkanit" nga Bosnje-Hercegovina të hyjnë në Kroaci. Autoritetet boshnjake kanë regjistruar në vitin 2018 më shumë se 21.000 refugjatë.

Qeveria në Zagreb e ka të qartë, se refugjatët e shohin Kroacinë si një vend tranzit për të hyrë në perëndim, megjithatë vendi do të paraqitet si një roje e mirë kufiri „Për qeverinë hyrja në hapësirën Shengen, që nuk parasheh kufij të brendshëm mes vendeve të BE, përbën një prioritet të politikës së jashtme", thotë Julia Kranjec.  Prandaj Kroacia do të tregojë, se është në gjendje të mbrojë kufijtë e jashtëm të BE.

Aktivistë në Zagreb protestojnë kundër dhunës ndaj migrantëveFotografi: picture-alliance/P. Macek

Kroacia nuk është e vetme. „Kemi raportime për praktika të njëjta edhe në vende të tjera që ndodhen në kufijtë e jashtëm të BE, ashtu si edhe disa vende në kufijtë e brendshëm", thotë Kranjec. Duket se kjo është kthyer në një praktikë normale në BE.

Por me qëndrimin e saj qeveria kroate me sa duket gjen mbështetje edhe në nivel të BE. Dy herë i kanë shkruar deputetë të Parlamentit Europian, Komisionit Europian, pa marrë asnjë përgjigje. Edhe për rastin e fundit, KE nuk pronocohet, siç bëjnë të ditur mediat zvicerane, një kërkesë për rastet e fundit të publikuara i është dërguar edhe komisionerit të BE për emigracionin. Ndërkohë që as nuk pritet që Angela Merkel dhe Manfred Weber ta cekin në mënyrë kritike këtë temë në Zagreb.

 

Zoran Arbutina Redaktor, autor, reporter me fokus te Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe Evropa