1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Merkel: Polonia po aq e rëndësishme për Gjermaninë sa Franca

28 Qershor 2007
Kancelarja Angela Merkel bëri një bilanc pozitiv të kryesisë gjashtëmujore gjermane në Bashkimin Evropian. Para deputetetëve të Parlamentit Evropian në Bruksel Merkel përshëndeti faktin që me mirëkuptimin për marrëveshjen e re të reformave në Bashkimin Evropian u arrit të kapërcehej ngecja në vend. Marrëveshja e re do të sjellë sipas saj më shumë afërsi me qytetarët. Në të njëjtën kohë kancelarja paralajmëroi për rreziqet e Evropës së dy shpejtësive. Merkel u shpreh edhe për irritimet e fundit politike me Poloninë. Ajo theksoi se vendi fqinj ka për qeverinë gjermane të njëjtën peshë sa fqinji tjetër, Franca. Më 1 korrik Gjermania ia kalon kryesinë e Bashkimit Evropian Portugalisë. Gjatë kryesisë portugeze kryeministri Jose Socrates kërkon të realizojë planet për një samit Evropë-Afrikë.