1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Merkel uron Perez si presidentin e ri të Izraelit

14 Qershor 2007

Jeruzalem: Kancelarja gjermane, Angela Merkel, e ka përshëndetur zgjedhjen e Shimon Perez-it në postin e presidentit të Izraelit permes nje telegrami urimi. Ndër të tjera, ajo shkruan se shpreson që gjate madatit te tij ne kete post, marrëdhëniet e ngushta dhe miqësore mes Gjermanise dhe Izraelit do të thellohen edhe më tej. Parlamenti izraelit zgjodhi mbrëmë në këtë post bartësin e çmimit Nobel për paqen, Shimon Perez. 83 vjeçari Perez do të marrë këtë post në qershor, kur do të zëvendësojë presidentin e tanishëm, Moshe Kacav, i cili kohët e fundit ishte nën presione të mëdha politike, pas akuzave për përdhunime.