Merkeli flet në Kiev në favor të një samiti të ri
22 Gusht 2021
Takimi duhet të zhvillohet me pjesëmarrjen e krerëve të shteteve të Rusisë, Francës dhe Ukrainës, tha kancelarja në një takim me Presidentin e Ukrainës Selenskyj. Merkeli tha se deri tani përpjekja për të qetësuar konfliktin nuk ka qenë e suksesshme. Plani i paqes solli qetësi, por ai nuk ishte as i përhershëm dhe as i qëndrueshëm. Sipas mendimit të saj, një takim i ri mund të sjellë përparime, tha Merkel.
Një temë tjetër e bisedës midis kancelares dhe kreut të shtetit ukrainas ishte tubacioni gjermano-rus i gazit natyror Nordstream 2. Selenskyj e karakterizoi tubacionin pothuajse të përfunduar si një "armë gjeopolitike". Merkeli e hodhi poshtë këtë pikëpamje. Në të njëjtën kohë, ajo i ofroi Ukrainës të zgjasë partneritetin e deritashëm në fushën e energjisë, i cili në fakt do të përfundojë në vitin 2024.
Kancelarja kishte mbërritur të dielën paradite në Kiev. Në fillim ajo vendosi një kurorë në varrin e Ushtarit të Panjohur për të përkujtuar viktimat e Luftës së Dytë Botërore. Nazistët e sulmuan Bashkimin Sovjetik dhe bashkë me të Ukrainën 80 vjet më parë.
aud (dlf, dpa)