Mes mosbesimit dhe partneritetit - marrëdhëniet ruso-gjermane
20 Dhjetor 2007Shtajnmajer pro Medvedjevit
Kur vjen puna për marrëdhëniet tregtare mes Gjermanisë dhe Rusisë gjërat janë të qarta. Kohët e fundit firmat e të dy shteteve madje po nxjerrin gaz natyror bashkë, që do të transportohet me gazsjellësin e planifikuar ruso-gjerman. Ministri i jashtëm gjerman, Shtajnmajer ishte i pranishëm në fillimin e punimeve në Siberinë perëndimore. Aty u takua me të njohurin e tij të vjetër, Dmitri Medvedjev, kandidati për president i Putinit. Vlerësimi i Shtajnmajerit ishte pozitiv: "Të dy duan të zgjerojnë marrëdhëniet me Evropën, dhe unë jam i mendimit se edhe marrëdhënia personale e garanton këtë."
Shtajnmajer e njeh Medvedjevin që nga koha e Shrëderit. Ndryshe është qëndrimi i Angela Merkelit. Ajo i vlerëson si mjaft të rëndësishme marrëdhëniet me Rusinë, por mban distancë ndaj Putinit. Merkel nuk ja vë kryqin aq kollaj temave të rëndësishme si ajo e të drejtave të njeriut. Edhe faktin që policia ndërhyri ndaj demonstruesve paqësore dhe në mënyrë të përsëritur ka rrahur e arrestuar demonstruesit, Merkel nuk e lë pa komentuar: "E drejta e demonstrimit nuk do të thotë se vihet në dyshim fuqia e shtetit. Por kur një person nuk ka bërë asgjë, por ndodhet vetëm rrugës për në demonstratë, atëherë kjo është për mua diçka krejt tjetër."Merkel kritikon Rusinë
Taktika e frikësimit të opozitës para dhe gjatë zgjedhjeve në fillim të dhjetorit shqetësoi Merkelin dhe qëndrimi gjerman u bë i qartë në fjalët e zëdhënësit të qeverisë, Thomas Steg: "Nuk ka dyshim. Matur me standartet tona këto nuk ishin zgjedhje të lira, të barabarta dhe demokratike."
Por edhe në çështje të politikës ndërkomëbtare, Rusia dhe Gjermania nuk janë në një linjë. Përmendim këtu Iranin dhe Kosovën. Një marrëveshje e re mes Rusisë dhe BE-së nuk u arrit të nënshkruhej në vitin 2007. Viti 2007 sapo kishte filluar, kur Putini atakoi në konferencën e sigurisë në Mynih qeverinë amerikane për planet e saj të sitemit antiraketor në Evropën lindore. Marrëdhënia e vështirë me Rusinë në konceptimin e Merkelit është shprehur qartë me fjalët: partneritet strategjik: një koncept ky që mban edhe bashkëpunimin por lejon edhe kritikën. Vetëm jo afrinë tepër të madhe.