1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Meteoriti dëmton shtëpi në Gjermani

9 Mars 2026

Një meteorit ra në çatinë e një shtëpie në Koblenz, por u shkaktuan dëme edhe në rajonet Hunsrück dhe Eifel. Dëshmitarët okularë raportuan se panë një objekt të ndritshëm që fluturonte në qiell - nuk pati të lënduar.

Objekt i ndriçuar në qiell
Një meteorit ra në çatinë e një shtëpie në Koblenz, dëme pati edhe në rajonet Hunsrück dhe Eifel.Fotografi: Gianni Gattus/TNN/dpa/picture alliance

Sipas njoftimit të policisë gjermane, meteoritët kanë shkaktuar dëme në çati dhe shtëpi në landin Rheinland-Pfalz. Raportimet për dëme kanë ardhur nga rajonet Hunsrück dhe Eifel, si dhe nga Koblenz, tha një zëdhënës i policisë për Agjencinë Gjermane të Shtypit (dpa). Nuk ka patur të lënduar. "Sipas informacioneve që kemi në dispozicion, nuk ka më asnjë rrezik, thuhet.

Shfaqja e panjohur e objektit të ndriçuar i mbajti shumë njerëz në ankth, madje pati spekulime në mediat sociale, nëse mund të bëhej fjalë për një raketë iraniane.

Meteorit godet në çatinë e një shtëpie në KoblenzFotografi: Thomas Frey/dpa/picture alliance

Kur një asteroid hyn në atmosferën e Tokës, shpesh copëzohet. Shumica e këtyre copave digjen me hyrjen në atmosferë, por ato që mbijetojnë në atmosferë e arrijnë të godasin sipërfaqen e Tokës quhen meteoritë.

Shumë njerëz në Gjermaninë perëndimore ishin në ankth pas shfaqjes së një objekti të ndriçuar në qiellFotografi: Thomas Frey/dpa/picture alliance
Kaloje seksionin tjetër Kryeartikujt e DW

Kryeartikujt e DW

Kaloje seksionin tjetër Më shumë zhvillime nga DW