1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Mijëra të vdekur pas tërmetit në rajonin turko-sirian

6 Shkurt 2023

Një tërmet prej 7,8 ballësh goditi në orët e para të mëngjesit pjesën juglindore të Turqisë pranë kufirit sirian. Qindra viktima e mijëra të plagosur. Scholz dhe Baerbock shprehen të tronditur.

Erdbeben in der Türkei
Fotografi: Eren Bozkurt/AA/picture alliance

Numri të vdekurve pas tërmetit të rëndë që përfshiu rajonin mes Turqisë dhe Sirisë është rritur në orët e para të mëngjesit në disa qindra vetë. Sipas të dhënave zyrtare pas tërmetit janë shënuar më shumë se 1300 viktima(06.02.13:00). Vetëm në rajonet e kontrolluara nga Siria flitet për disa qindra vdekur. Mijëra të tjerëtë tjerë janë plagosur në disa provinca, bëri të ditur zëvendësministri sirian i Shëndetësisë, Ahmed Xhamirijeh. Organizata humanitare SAMS bëri fjalë për 100 viktima të tjera të hënën në në mënvjes.

Zëvendëspresidenti turk, Fuat Oktay është shprehur se tërmeti ka shkaktuar më shumë se 284 viktima deri në orët e para të mëngjesit, 2000 vetë janë të lënduar.

Fotografi: Volkan Kasik/AA/picture alliance

Reagime nga Gjermania

Kancelari gjerman, Olaf Scholz dhe ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock janë shprehur të tronditur pas tërmetit shkatërrimtar në rajonin turko-sirian. "Ne pikëllohemi thellë për të afërmit e viktimave dhe jemi të shqetësuar për ata që janë në rrënoja", shkroi Scholz në twitter. "Gjermania do të dëgojë vetëkuptueshëm ndihmë". Kurse Baerbock shkroi, se "mendimet e mia janë tek të afërmit e viktimave të kërij tërmeti të tmerrshëm dhe me të gjithë ata që kanë frikë pë familjet e tyre, miqtë dhe fqinjët", shkroi Baerbock në twitter. "Ne do të ofrojmë me partnerët tanë ndihmë të shpejtë", theksoi Baerbock. Tronditje kanë shpehur edhe presidentja e Bundestagut, Bärbel Bas (SPD) si edhe përfaqësues të partive të ndryshme gjemane, SPD, Të Gjelbrit, FDP, CDU/CSU dhe partia E Majta.

Një tërmet prej 7,8 ballësh goditi në orët e para të mëngjesit pjesën juglindore të Turqisë. Epiqendra e tërmetit ndodhej në në provincën Kahramanmaras, sipas Qendrës së Katastrofave, Afad, pranë kufirit sirian. Më pas u regjistrua një tërmet tjetër i shkallës 6,6 ballë në provincën Gaziantep.

Shtëpia e Bardhë i ka ofruar ndihmë Turqisë pas tërmetit. Këshilltari për Sigurinë në Shtëpinë e Bardhë, Jake Sullivan tha se i ka bërë të ditur palës turke, se SHBA janë gati për ndihmë shpëtimi. Sullivan shkroi në twitter, se SHBA është mjaft e tronditur pas tërmetit shkatërrues në Turqi dhe Siri. Greqia megjithë tensionet me Turqinë është e gatshme të ndihmojë. Kryeministri grek, Kiriakos Mitsotakis është shprehur, se "Greqia do të ndihmojë menjëherë". Greqia zotëron ekipe shpëtimi me përvojë në situatën e tërmeteve.

Edhe Izraeli i ka ofruar Tuqisë ndihmë. Ministri izraelit i Mbrojtjes, Joav Galant ka udhëzuar ushtrinë të bëjë përgatitjet e duhura. "Forcat tona të sigurisë janë të gatshme të ofrojnë çdo ndihmë që duhet", tha Galant.

Fotografi: Omer Yasin Ergin/AA/picture alliance

la/ag