Mijëra vetë demonstrojnë për mbrojtjen e klimës
25 Shtator 2020Manifestimet janë pjesë e një dite ndërkombëtare veprimi, pas së cilës qëndron lëvizja "Fridays for Future" ("Të Premteve për të Ardhmen"). Demonstratat po zhvillohen ndër të tjera në Berlin, Hamburg dhe Këln. Policia njoftoi nga disa qytete se njerëzit po i respektojnë rregullat e Coronas dhe janë veshur me maska. Në Këln, organizatorët folën së fundi për 7.000 pjesëmarrës në manifestim.
Paradite, në kryeqytetin e Gjermanisë Berlin u zhvilluan disa demonstrata me biçikleta, pjesëmarrësit e të cilave më pas mbërritën në Portën e Brandenburgut. Sipas policisë, numri i pjesëmarrësve në manifestimin pranë Portës së Brandenburgut në Berlin deri në mesdite ishte në nivel katërshifror.
Sipas Fridays for Future, në të gjithë botën janë regjistruar më shumë se 3000 "demonstrata për klimën". Përveç Australisë dhe Japonisë, demonstrata raportohen edhe nga Bangladeshi. Aktivistja Greta Thunberg protestoi para parlamentit suedez në Stokholm - por vetëm me rreth 20 vetë për shkak të kufizimeve për Coronan. Sipas organizatorëve, më shumë se 400 demonstrata janë planifikuar vetëm në Gjermani. Disa veprime u njoftuan gjithashtu në Brandenburg.
aud (dpa, dlf)