1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Mikesha më e mirë dhe e afërt, por ....

18 Janar 2017

Rreth gjysmë viti pas referendumit për Brexit-in, Theresa May flet për planet e saj për tërheqjen nga BE-ja.

London Premierministerin Theresa May bei Rede zu Brexit
Fotografi: picture-alliance/AP Photo/K. Wigglesworth

Kryeministrja britanike Theresa May sqaroi përpara kamerave në Londër pozicionin e qeverisë së saj në lidhje me Brexit-in. Britania e Madhe nuk do të dalë vetëm nga BE-ja, por edhe nga tregu i brendshëm evropian dhe nga Gjykata Evropiane. Në vend të tyre Britania e Madhe dëshiron të hyjë në bisedime për një marrëveshje të gjërë tregtie të lirë me BE-në.

Në luftën kundër krimit dhe terrorizmit Britania e Madhe do të vazhdojë të bashkëpunojë. Megjithatë May theksoi disa herë, se Britania e Madhe do ta kontrollojë emigracionin nga Evropa - një temë kjo që kishte përcaktuar debatet përpara referendumit për Brexit-in.

Fotografi: Getty Images/K. Wigglesworth

Qëllimi i May-it është që Britania e Madhe të mbetet "mikesha më e mirë dhe e afërt" i partnerëve europianë, por pa qenë pjesë e BE-së. Dhe që Britania të mund të bëhet tani një "i madh komb tregtar global".

Jo konfrontim me Britaninë e Madhe

Ministri i Jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier, tha se e përshëndet faktin që kryeministrja May sqaroi planet e qevrisë britanike dhe tha se edhe qeveria gjermane do të ketë mundësisht "marrëdhënie të mira, të ngushta dhe me besueshmëri", por se bisedimet mund të fillojnë pasi Britania e Madhe të ketë shprehur zyrtarisht kërkesën për dalje nga BE-ja.

Kryetari i Komisionin të Bundestagut për Politikën e Jashtme, Norbert Röttgen (CDU), e këshilloi BE-në dhe qeverinë gjermane që mos mbajnë qëndrim konfrontues në negociatat për Brexit-in. "Ne evropianët duhet të bëjmë të qartë se një partneritet të ngushtë me Britaninë është në interesin tonë. Ne nuk duhet të luajmë rolin e të ofenduarit dhe të kërkojmë nga britanikët për arsye taktike gjëra që ata nuk mund t'i plotësojnë" - tha Röttgen.

Norbert RöttgenFotografi: imago/J. Heinrich

Si kancelarja gjermane Angela Merkel edhe presidenti francez Hollande kanë bërë të qartë se në negociatat mes BE-së dhe Britanisë së Madhe për Brexit-in nuk do të jetë fjala për ndëshkimin e Britanisë së Madhe, por edhe se BE-ja nuk mund të pranojë që  Britania e Madhe të nxjerrë vetëm përfitimet për veten e saj duke pranuar vetëm më të mirën.

 

Naomi Conrad