1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Milan Martiç dënohet me 35 vjet burg nga Tribunali i Hagës

13 Qershor 2007


Hagë:Tribunali i Kombeve të Bashkuara për krime lufte në ish-Jugosllavi dënoi me 35 vjet heqje lirie ish-udhëheqësin e serbëve të Kroacisë, Milan Martiç. Gjykata e shpalli fajtor ish-presidentin e Republikës Serbe 'Krajina' nën akuzën se gjatë luftës në Kroaci në mes të viteve 1991 dhe 1995 ka qenë përgjegjës për krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit. Martiç u denua per vrasje, dëbim dhe torturim të kroatëve dhe myslimanëve. Gjykata kujtoi shprehimisht bombardimin e kryeqytetit kroat Zagreb të urdhëruar prej Martiç-it.