Milicёt kurdё nё tёrheqje nga veriu i Sirisё
21 Tetor 2019Gati njё javё e gjysmё pas fillimit tё ofensivёs ushtarake turke nё veri tё Sirisё dhe tri ditё pas shpalljes sё armёpushimit, forcat demokratike siriane nёn drejtimin e milicёve kurdё YPG u kanё filluar tёrheqjen e luftёtarёve tё tyre sikurse ёshtё rёnё dakord nё marёveshjen e armёpushimit. "Ne nuk kemi mё luftёtarё nё qytet", shkruan njё zёdhёnёs i SDF nё Twitter. Qendra siriane e Mbikqyrjes sё tё Drejtave tё Njeriut njofton, se rreth 500 luftёtarё SDF janё tёrhequr nga Ras al-Ain. Fillimisht nga qyteti u zhvendosёn trupat e tё vrarёve dhe tё plagosurit. Nё imazhet e ushtrisё turke nga Ras al-Ain shihet, se si nё njё autokolonё qё largohej nga qyteti kishte shumё automjete ambulancё.
Turqia konfirmon tёrheqjen e kurdёve
Ministria turke e Mbrojtjes deklaroi, se njё autokolonё me 55 automjete ka udhёtuar pёr nё Rais al-Ain. Mё pas 86 automjete ishin larguar nga qyteti nё drejtim tё Tall Tamar. Ministria mё tej njoftoi, se po e ndjek tёrheqjen e YPG dhe nuk ka „asnjё pengesё".
Rais al-Ain sё fundi ёshtё rrethuar nga njёsitё ushtarake turke. Zёvendёspresidenti i SHBA-sё Mike Pence tё enjten (18.10) pas bisedimeve nё Ankara komunikoi armёpushimin mes Turqisё dhe milicёve kurdё. Armёpushimi duhet t'u japё mundёsi luftёtarёve kurdё, qё tё tёrhiqen nga ana sirine e kufirit, ku Turqia do tё krijojё tё ashtuquajturёn zonё sigurie.
Turqia i nisi mё 9 tetor sulmet ushtarake nё Veri tё Sirisё pr tё luftuar njёsitё kurde tё milicёve YPG dhe pёr t'i larguar ata nga kufiri. Turqia i konsideron ata si terroristё. Kёto veprime u mundёsuan nga tёrheqja e trupave tё SHBA-sё, qё bashkё me milicёt YPG ishin nё aleancё pёr tё luftuar kundёr „Shtetit Islamik".
Redur Chalil, komandant dhe zёdhёnёs i SDF, e pati kushtёzuar tёrheqjen e luftёtarёve tё tij vetёm pasi qeveria turke tё lejonte evakuimin e civilёve tё plagosur nga Ras al-Ain dhe t'u garantonte atyre tёrheqje tё lirё.
Armёpushimi ende i paqёndrueshёm
Armёpushimi i vendosur sipas tё dhёnave tё qeverisё turke gjatё ditёs sё dielё (20.10) nuk ёshtё respketuar. Njё ushtar turk ёshtё vrarё, njё tjetёr luftёtar kurd ёshtё plagosur, vuri nё dukje Ministria e Mbrojtjes nё Ankara. Ushtarёt u pёrballёn me njё „mision zbulimi dhe vёzhgimi" tё pajisur ndёr tё tjera edhe me mjete antitank nё rajonin pёrreth Tall Abjad dhe pёr t'u mbrojtur u ishin kundёrvёnё me armё ushtarёve. Turqia dhe milicёt kurdё tё shtunёn (19.10) akuzuan reciprokisht njeri – tjetrin pёr shkelje tё armёpushimit.
qu/uh (dpa, afp, ap)