1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ministrat e BE për ndërprerje të "menjëhershme" të luftimeve

14 Nëntor 2023

27 Ministrat e jashtëm të vendeve të BE-së theksuan kërkesën e tyre për ndërprerje të luftimeve në konfliktin e Lindjes së Mesme. E re në formulimin e kërkesës së tyre është "e menjëhershme".

Bruksel: 27 Ministrat e jashtëm të vendeve të BE-së në sallën e takimit duke diskutuar gjendjen në Lindjen e Mesme
Bruksel: 27 Ministrat e jashtëm të vendeve të BE-së kërkesën ndërprerjen e luftimeve në Lindjes së MesmeFotografi: Frederic Sierakowski/European Union

BE insiston për ndërprerje humanitare të luftimeve nëLindjen e Mesme. "Në sfondin e gjendjes humanitare duhet patjetër një ndërprerje e luftimeve, madje kjo menjëherë", tha i ngarkuari i BE-së për Politikën e Jashtme Josep Borrell në përfundim të takimit të 27 ministrave të jashtëm të BE-së në Bruksel. Për deklaratën e nxjerrë pas takimit përfaqësuesit e shteteve të BE-së kishin rënë dakord qysh një ditë më parë. E reja në kërkesën e tyre është, se ndërprerja e luftimeve duhet të bëhet "menjëherë". Eshtë e nevojshme të krijohen korridore humanitare, në mënyrë që ndihmat të mbërrijnë në Gazë.

Kryediplomati i BE-së Josep Borrell deklaroi se do të udhëtojë për në Lindjen e Mesme.Fotografi: European Union

Borrell deklaroi gjithashtu, se do të shkojë ditët e ardhshme në Lindjen e Mesme. Brenda javës ai planifikon të shkojë në Izrael dhe në territoret palestineze si dhe në Bahrain, Arabinë Saudite dhe në Jordani, tha Borrell. Ai do të bisedojë "me politikanët drejtues në rajon për ndihmat humanitare dhe çështjet politike".

Në takimin e këshillit për politikën e jashtme ishte i pranishëm edhe komisari përgjegjës Janez Lenarcic. Sipas të dhënave të tij në Gazë nuk ka më furnizim me ujë, ushqime dhe medikamente.

Kryediplomati i BE-së për një zgjidhje me dy shtete

BE insiston për hapjen e korridoreve humanitare, në mënyrë që të mbërrijnë ndihmat në Rripin e Gazës. 40 kamionë kalojnë ndërkohë çdo ditë pikën kufitare Rafah mes Gazës dhe Egjiptit. Por kjo është shumë pak, theksoi Borrell. Përpara luftës kalonin 500 kamionë në ditë. Tani po mendohet që ndihmat të transportohen nga deti.

Duhet t'i jepet fund konflitkit dhe të fokusohemi tek një perspektivë afatgjatë, tha kryediplomati i BE-së. "Kjo zgjidhje mund të jetë vetëm krijimi i dy shteteve". 

 

 

nob/hf/uh/wa/gri/ack (dpa, afp, rtr)