Innenminister NPD-Verbot
8 Dhjetor 2011
Ministrat e Brendshëm të Federatës dhe landet diskutojnë këtë të enjte (08.12) në takimin e tyre të vjeshtës për luftimin e ekstremizmit të djathtë. Në takimin dyditor në Visbaden do të diskutohet edhe për një ndalim të mundshëm të NPD-së. Veçanërisht landi i Hessen-it është treguar skeptik lidhur me arritjen e shpejtë të një procesi për ndalimin e NPD-së dhe ndërkohë tërheq vëmendjen për hetimet në vazhdim.
Ministri i Brendshëm i Saksonisë së Poshtme Holger Stahlknecht deklaroi, për radion gjermane Deutschlandfunk, se nëse kjo merr vota, do të thotë një ndalim "i pashmangshëm". Edhe eksperti për punë të brëndshme i CDU -së, Wolfgang Bosbach, mendon se do të vijë deri tek ndalimi i NPD-s.
Ndërkohë, shumë politikanë dhe specialistë shprehen të rezervuar. Ish presidenti i Gjykatës Federale Kushtetuese Hans-Jürgen Papier, paralajmëroi për rrezikun e një procesi të nxituar: "Unë kam frikë se politika vendos për një kërkesë të re pa pasur nevojë të marrë në konsideratë pasojat e suksesit", tha ai të martën (06.12.2011) në takimin e Zyrës Federale të Kirminalistikës në Visbaden. Politika po merret përsëri në drejtim të një "ngjarjeje të papërshkrueshme". Nëse një kërkesë për ndalimin e NPD do të dështonte përsëri, kjo do të thoshtë "një dëmtim fatal" për Gjermaninë.
Duhet së pari të dëshmohet jashtë çdo dyshimi se NPD është e si e tërë jokushtetuese dhe vetëm atëherë mund vendosej për një proces të ri.
Të Gjelbrit kërkojnë nga qeveria federale dhe landet që ta marrin seriozisht paralajmërimin e dokumentit. Si përvojë e parë ishte 2003 ku një kërkesë e tillë dështoi para Gjykatës Federale Kushtetuese pasi shumë politikanë ishin shumë të kujdesshëm me një përçapje të re.
Ngjashëm mendon edhe ministri Federal i Brendshëm, Hans Peter Friedrich (CSU). Ai hedh poshtë një ndalim të nxituar të NPD-s dhe thekson që të mos i jepet rëndësi e përkohshme kësaj çështjeje. "Në të kundërt, e kundërta e të bërit mirë, është të nisesh për mirë".
Ministrja gjermane e drejtësisë, Sabine Leutheusser-Schnarrenberger (FDP) bën gjithashtu thirrje për durim. Kërkesa e parë për ndalimin e NPD-s dështoi në vitin 2003. Kjo temë është rikthyer përsëri në diskutim sepse një celulë neonaziste prej vitesh kishte bërë vrasje ndaj emigrantëve.
Autor: Klaus Jansen/ Mimoza Kelmendi
Redaktoi: Aida Cama