1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ministrat e jashtëm të BE me plan dhjetë pikash për Rusinë

14 Janar 2022

Me konceptin, shtetet po reagojnë ndaj vendosjes së trupave në kufirin ukrainas. Ata mbështeten në parandalimin dhe dialogun.

Josep Borrell
Fotografi: AFP via Getty Images

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian kanë rënë dakord për një plan prej dhjetë pikash për një qasje të unifikuar ndaj Rusisë.

Koncepti planifikon veprime të bashkuara, me një përzierje  parandalimi dhe dialogut. Kështu, duhet të vazhdojnë me partnerë si Shtetet e Bashkuara përgatitjet për sanksione të reja. Në të njëjtën kohë, shtetet anëtare të BE nënvizojnë gatishmërinë e tyre për të marrë masa për ndërtimin e besimit dhe shprehen në favor të marrëveshjeve të reja të çarmatimit dhe kontrollit të armëve.

Përfaqësuesi i BE për çështjet e jashtme, Josep Borrell, tha pas takimit dy ditor të ministrave të jashtëm në Brest se mbetet i hapur për dialog me Rusinë - por kurrë në kurriz të lirisë apo respektimit të vlerave themelore.

"Ne mbetemi të hapur për dialog me Rusinë - por kurrë në kurriz të lirisë sonë, sovranitetit, pavarësisë dhe respektit për vlerat themelore," tha përfaqësuesi i çështjeve të jashtme të BE-së, Josep Borrell pas një takimi dyditor në qytetin port të Brestit, në veriperëndim të Francës. Përveç vendosjes së trupave ruse, diskutimet u zhvilluan në sfondin e kërkesave të Moskës për marrëveshje të reja sigurie me Perëndimin.

Rusia kërkon që NATO-ja të heqë dorë nga anëtarësimi i vendeve si Ukraina dhe Gjeorgjia dhe të tërheqë forcat e saj të armatosura nga vendet lindore që janë anëtare të aleancës. Sipas vlerësimeve të inteligjencës perëndimore, vendosja aktuale e trupave ruse është e lidhur me këtë. Ajo synon të ngjallë frikën e një pushtimi rus në mënyrë që të shtyjë NATO-n të bëjë lëshime.

aud (dlf, dpa, hb)