1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ministrat e NATO-s nuk arrijnë marrëveshje për financimin e misioneve të Aleancës

Bernd Riegert11 Shkurt 2006

Në Taormina u vendos që diskutimet të vazhdojnë në të ardhmen

Logoja e NATO-s
Logoja e NATO-s

Në konferencën e sigurisë e cila në fillim të muajit shkurt u mbajt në Mynih të Gjermanisë u fol shumë për një rilindje të NATO-s, për rolin e madh ndërkombëtar që do të ketë Aleanca Veriatlantike. Por takimi i ministrave të mbrojtjes bëri që të shuhen disa nga ëndërrat e shfaqura në Mynih. Një NATO si një Aleancë Botërore e demokratëve kundër terroristëve, ashtu si e paramendojnë atë strategët amerikanë nuk do të ketë edhe për një kohë të pacaktuar.

Kundërshtimet e evropianëve, para së gjithash të francezëve janë të mëdha. Në rast nevoje kërkohet një bashkëpunim partneriteti me Japoninë, Australinë, Korenë e Jugut dhe Zelandën e Re. Nga një pasojë logjike e pretendimeve globale të sigurisë së NATO-s, në të vërtetë pranimit të Izraelit, druhen shumica. Kjo do të ishte shumë jotipike për NATO-n.

Pas konsultimeve në Taorminën idilike është e qartë se NATO nuk ka ende një koncept se çfarë misionesh duhët të marrë përsipër në të ardhmen. Ndërkohë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës angazhohen për misione luftarake në mbarë botën shumica e evropianëve janë më tepër të gatshëm vetëm për sigurimin e paqës apo ofrimin e ndihmave emergjente.

Deri në samitin e NATO-s në Rigë, i cili është planifikuar të mbahet në vjeshtë, duhet të qartësohen këto gjëra. Kështu mendojnë ministrat e mbrojtjes të vendeve anëtare të Aleancës Veriatlantike. Megjithatë diplomatët e NATO-s llogarisin që prapë nuk do të ketë linja të qarta e të sakta orientuese. Secili shtet përpiqet që përmes formulimeve dykuptimëshe t'i lë vetes një derë anësore të hapur për tërheqje.

Misioni i NATO-s në Afganistan i shërben interesave transatlantike, shprehet sekretari i përgjithshëm i Aleancës Jap de Hop Skefer. Për dallim jo edhe sigurimi i zgjedhjeve në Kongo andaj NATO nuk e ndjen veten përgjegjëse. Më me dëshirë NATO dërgon gjëra ushqimore për viktimat e uraganave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës apo pastron rrugët e bblokuara të rajonit të goditur nga tërmeti në Pakistan. Por edhe këto misione duhet menduar mirë, se a është e domosdoshme ushtria kur dihet se puna e saj është më e shtrenjtë sesa e një shërbimi ndihmës civil.

Cilat pra mbesin detyrat e NATO-s?. Një provë me rëndësi vendimtare mund të jetë ashpërsimi i konfliktit me Iranin për programin e tij bërthamor. Nëse Kombet e Bashkuara do të duhej të zbatojnë me dhunë sanksione kundër Iranit atëherë mund t'i drejtohen NATO-s. Atëherë do të dëshmohej shpejt vullneti politik dhe se sa unike është NATO. Një kërkesë e tillë ndaj NATO-s mund të sjell atë sërish në prag të shpërbërjes siç pat ndodhur njëherë për shkak të konfliktit të Irakut.

Po ashtu në takimin e ministrave të NATO-s u vërejt se është bërë traditë që ata të mos gjejnë gjuhë të përbashkët kur bëhet fjalë për sistemin e modernizuar financiar për trupën për intervenime të shpejta. Deri tani secili shtet paguan vet.

Sido që të jetë, ministrat e NATO-s u dërguan një sinjal të qartë demonstruesëve islamik. Rindërtimi i Afganistanit nuk guxon të vihet në pikëpyetje dhe të rrezikohet për shkak të disa karikaturave dhe reagimeve të tepruara.