1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ministrat gjermanë kërkojnë hidrogjenin e tregtinë e lirë

14 Mars 2023

Ministri gjerman i Ekonomisë Habeck e Ministri i Bujqësisë Özdemir janë aktualisht në një udhëtim në Amerikën e Jugut. Temat e energjisë së qëndrueshme dhe marrëdhënieve të qëndrueshme të biznesit janë qendrore për ta.

Deutschland | Habeck und Özdemir in Brasilien
Fotografi: Britta Pedersen/dpa/picture alliance

Vizitë në Belo Horizonte në Brazil. Këtu ka hapur një degë kompania gjermane Neuman & Esser. Ajo që ndërtohet këtu është ajo që e duan shumë. "Këtu në Brazil, ne e kemi bërë misionin tonë të mbështesim elektrolizën dhe prodhimin e hidrogjenit të gjelbër”, shpjegon Alexander Peters, kreu i kompanisë. Nëse do të donim të ekzagjeronim, mund të themi se këtu po ndërtohet e ardhmja. Por për momentin, kompania planifikon të ndërtojë makineri të vogla të afta për të prodhuar hidrogjen nga uji dhe energjia elektrike.

Ky gaz është një nga arsyet pse ministri gjerman i ekonomisë Robert Habeck po e bën udhëtimin në Brazil. Gjermania ka nevojë për hidrogjen të gjelbër në afat të mesëm për të zëvendësuar gazin dhe për të reduktuar emetimet e CO2. I gjelbër do të thotë: procesi i transformimit duhet të bëhet me energji të rinovueshme - d.m.th. energji elektrike të prodhuar nga era, dielli ose uji.

Procesi funksionon veçanërisht mirë në Brazil, shpjegon ministri i Ekonomisë: "Kjo ndodh kryesisht për shkak të sasive të mëdha të energjisë së ujit, që disponohet këtu". Kjo është arsyeja pse Brazili ka dekarbonizuar tashmë rreth 80 për qind të përbërjes së tij të energjisë. "Ne mund ta shikojmë këtë vetëm me zili. Ata kanë zona fantastike për diellin dhe erën në Brazil, ndër më të mirat në planet, kushte shumë të favorshme prodhimi".

Habeck dhe Özdemir në BrazilFotografi: Britta Pedersen/dpa/picture alliance

Prandaj, sfida e hidrogjenit është e dyfishtë: nga njëra anë, kompanitë gjermane duan të ofrojnë teknologji dhe të marrin pjesë në prodhim; por nga ana tjetër bëhet fjalë edhe për importimin e hidrogjenit të gjelbër në Gjermani.

Konkurrenca është një hap përpara

Për më tepër, marrëdhëniet ekonomike midis Gjermanisë dhe Brazilit dhe vendeve të tjera të Amerikës së Jugut si Kolumbia duhet të zgjerohen rrënjësisht - edhe në mënyrë që të mund të tërheqin specialistë në Gjermani, për shembull.

Por kjo nuk është aq e thjeshtë. Gjermania nuk është i vetmi vend që shfaqet në Brazil apo në vendet fqinje. Kina në veçanti është tashmë shumë e pranishme këtu, shpjegon Barbara Konner, drejtoresha e Dhomës Gjermane të Tregtisë së Jashtme në Sao Paulo. "Kina ka qenë për shumë vite partnerja dhe investuesja më e rëndësishme tregtare në Brazil dhe për ekonominë gjermane është shumë e rëndësishme që kushtet kuadër - për shembull përmes një marrëveshjeje BE-Mercosur - të bëhen më tërheqëse".

Fotografi: Britta Pedersen/dpa/picture alliance

Prandaj pritet një garë për të fituar mbështetjen e amerikanolatinëve. Marrëveshja e tregtisë së lirë Mercosur do të ketë rëndësi qendrore. Ajo duhet të ulë tarifat doganore dhe të lejojë më shumë tregti. Në fakt, për të është negociuar prej vitesh. Por nën mandatin e ish-presidentit brazilian Jair Bolsonaro, ajo nuk ishte e mundur të përfundohej.

Nevojë për shumë diskutime për Mercosur-in

Por nuk është e sigurt që funksionon as tani. Për Cem Özdemir-in, ministrin gjerman të Bujqësisë nga Të Gjelbrit, i cili gjithashtu do të jetë i pranishëm gjatë udhëtimit në Amerikën e Jugut, kjo është mbi të gjitha çështje e fiksimit të fortë të mbrojtjes së natyrës në një traktat të tillë. "Ideja e qëndrueshmërisë duhet të përforcohet përsëri", nënvizon ai - dhe zyrtarët në Brazil do të kishin mundësi të preknin pikat që dëshirojnë t'i hapin dhe diskutojnë përsëri.

Por për të negociuar, është gjithmonë e nevojshme të jenë të paktën dy palë. Pyetja deri në çfarë mase Brazili dhe vendet e tjera të Mercosur-it e lejojnë veten të ndikohen, kjo mbetet e hapur. Nga ana e tij, Brazili dëshiron të mbrojë më mirë sipërmarrjet e tij të mesme. Pra, ka shumë për të negociuar. Ditët e ardhshme do të tregojnë nëse Habeck-u dhe Özdemir-i mund të ecin përpara me vendosmëri.

Treni që lëviz me hidrogjen e jo me naftë

02:50

This browser does not support the video element.

 

Christoph Jähnert (ARD)