1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

080611 Schäuble Griechenland

9 Qershor 2011

Kriza e borxheve të Greqisë deri tani nuk po tregon shenja përmirësimi. Ndihma të tjera financiare nga fondi i stabilizimit të Euros duken të pashmangshme.

Si do ta ndihmojë Evropa Greqinë?
Si do ta ndihmojë Evropa Greqinë?Fotografi: picture alliance / dpa

Ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schäuble, kërkon një paketë të dytë shpëtimi për Greqinë, megjithatë me kusht që shpenzimet të përballohen edhe nga kreditorë privatë, para së gjithash nga banka. Konkretisht kjo do të thotë që kreditorët ta zgjasin edhe me shtatë vjet kohën e pritjes për paratë e dhëna hua. Por për këtë ka mendime të ndryshme.

Ristrukturimi i borxheve greke - çështje kohe

Ministri gjerman i Financave, Wolfgang SchäubleFotografi: dapd

Si mund të ndryshojnë kohët. Para rreth një viti shefat e shteteve dhe të qeverive të Bashkimit Evropian thurrën një paketë shpëtimi për Greqinë, me një vëllim të përgjithshëm prej 110 miliardë euro. Vetëm Gjermania garanton me 22 miliardë euro për rastin, nëse grekët nuk do të jenë në gjendje të paguajnë borxhin. Por këtë kancelarja Merkel atëherë nuk donte ta besonte: "Deri tani Greqia nuk është bërë e paaftë për pagesë, edhe parashikimet e errëta për zhvillimet në shtetet e tjera nuk janë bërë realitet. Në vend të kësaj Greqia vendosi për një plan ambicioz kursimesh dhe e paraqiti atë me sukses në një sërë tregjesh."

Për qeverinë e Athinës gjendja është bërë shumë delikate

Kreditorët privat duhet të japin mbështetjeFotografi: DW

E gjitha kjo ishte para një viti. Sot bilanci ka pamje tjetër. Për qeverinë e Athinës gjendja është bërë kaq delikate, sa edhe optimistët më të mëdhenj nuk besojnë më se ndihmat e deritashme mjaftojnë. Që Greqia të jetë në gjendje së shpejti që të marrë hua para në tregun e kapitalit, kjo përjashtohet. Dhe grekët kanë nevojë me urgjencë për para të reja e po presin këstin tjetër nga paketa kreditore e deritashme. Këtu bëhet fjalë për 12 miliardë euro. Kjo është e mjaftueshme vetëm sa për të mbijetuar. Programi pasues i emergjencës me sa duket është në përpunim e sipër. Fjala është për 60 deri 70 miliardë euro. Barra për këtë, sipas mendimit të ministrit të Financave, Schäuble duhet të ndahen në mënyrë të drejtë. Jo vetëm takspaguesit, por edhe bankat duhet të bëjnë detyrat e tyre. Dhe pikërisht këtu mbështetet ideja e ristrukturimit të borxheve. Greqia të fitojë mundësinë që t'i paguajë shumë vjet më vonë kreditë dhe ndoshta edhe me interesa më të ulëta nga ç'është parashikuar më parë. Për këtë duhet të jenë para së gjithash kreditorët privatë ata, që të ofrojnë mbështetje. Nëse ata do ta bëjnë një punë të tillë, kjo është e diskutueshme.

Autor: Leon Stebe/Auron Dodi

Redaktoi: Angjelina Verbica