1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ministri i Mbrojtjes Pistorius viziton komandën në Lituani

22 Maj 2024

Gjatë vizitës në Lituani, ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius përjetoi nga afër shqetësimet për një agresion rus.

Lettland Lielvarde 2024 | Bundesverteidigungsminister Pistorius und lettischer Amtskollege Spruds vor Eurofighter
Fotografi: Alexander Welscher/dpa/picture alliance

Në një vizitë në kryeqytetin Vilnius, ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius i falënderoi ushtarët për angazhimin e tyre dhe tha se dislokimi në krahun lindor të NATO-s ishte i paprecedentë në historinë e Republikës dhe Forcave t­ë Armatosura gjermane.

"Është vërtet një hap i veçantë hapi” që po bën Gjermania këtu. Krijimi i brigadës është në rrugë të mbarë.

Në përgjigje të situatës në zhvillim të sigurisë në Evropë, qeveria federale njoftoi vendosjen e përhershme të nj­ë nj­ësie luftarake gjermani në Lituani për të ndihmuar në sigurimin e krahut lindor të NATO-s. Brigada duhet të përbëhet nga pothuajse 5000 ushtarë dhe do të jetë operacionale deri në vitin 2027. Një komand­ë pararoj­ë e trupave, e p­ërb­ër­ë nga rreth 20 ushtarë mbërriti në Lituani më 8 prill.

Fotografi: Lisi Niesner/REUTERS

12000 ushtar­ë gjerman­ë n­ë st­ërvitjen "Grand Quadriga”

Pas takimit me nj­ësin­ë e pararoj­ës s­ë trupave, Pistorius vazhdoi rrug­ën p­ër në bazën ushtarake të Pabradës. Aty ai ndoqi n­ë fush­ën m­ë t­ë madhe t­ë st­ërvitjes s­ë Lituanis­ë një stërvitje ushtarake me municion të vërtetë. Ushtrimi simuloi një sulm nga nj­ë fuqi ushtarake kund­ër territorit t­ë Aleancës. Vetë Pistorius u fut në një nga tanket Leopard 2, q­ë u dërgua n­ë fush­ën e gjerë dhe me bimësi të rrallë t­ë terreni stërvitor.

Stërvitja ushtarake me emrin "Grand Quadriga” ishte pjesë e stërvitjes mbrojtëse të NATO-s "Mbrojtësi i palëkundur” – manovra më e madhe e NATO-s që nga fundi i Luftës së Ftohtë 35 vite më parë. Gjermania merr pjesë në stërvitje me 12.000 ushtarë të Bundeswehr-it dhe disa ushtrime të veta.

Lituania kufizohet me Bjellorusinë, një aleate e Rusisë, si dhe me enklavën ruse të Kaliningradit, në Detin Baltik. Mes dy vendeve kalon një korridor i ngushtë tokësor që shkon në perëndim nga Lituania në Poloni - i ashtuquajturi Hendeku Suwalki, rreth të cilit mund të shpërthejnë luftimet në rast të një sulmi. Për lituanezët, vendosja e trupave gjermane është një garanci e dëshiruar e detyrimit p­ër mb­ështetje t­ë NATO-s.

dpa