1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ministri gjerman Jung sërish në Kosovë

Aida Cama15 Gusht 2007

Ministri gjerman i mbrojtjes Franz Josef Jung pritet të zhvillojë një vizitë në Ballkan në fund të këtij muaji.

Franz Josef Jung im Kosovo
Franz Josef Jung, Prizren 3 maj 2007Fotografi: AP

Vizita që fillon më 29 gusht në Zagreb do e çojë ministrin në Tiranë, Shkup dhe më në fund në Prishtinë.

Lajmin ja tha Deutsche Welles zëdhënësi i ministrisë gjermane të mbrojtjes Bernd Hellstern: "Ministri Jung shkon në Ballkan. Udhëtimi është i lidhur edhe me ndryshimin e Komandos të KFOR-it. Komandanti Kather zëvendësohet në fund të këtij muaji."

Komanda e KFOR-it kalon më 31 gusht nga gjenerali german Roland Kather tek gjenerali francez Bout de Marnhac. Në ceremoni do të jetë i pranishëm edhe ministri Jung.

Gjendjen e sigurisë në Kosovës zëdhënësi Hellstern e cilësoi si të qetë "por jo stabile për një afat më të gjatë."

KFOR kujdeset për sigurinë në Kosovë dhe detyra e KFOR-it varet edhe nga gjendja në të cilën ndodhen bisedimet. Gjermania është prezente në Kosovë me 2300 ushtarë, dhe përbën aktualisht trupën më të madhe nga gjithsej 15800 ushtarët që vijnë prej 35 nacioneve.

Zëdhënësi nuk ktheu përgjigje ndaj pyetjes nëse vizita e ministrit lidhet edhe me zgjerimin e sistemi të raketave. Por shtoi se: "Bisedimet e ministrit në të gjitha qendrat do të përfshijnë edhe Kosovën, por janë edhe bisedime të përgjithshme."

Për herë të fundit në Kosovë, ministri Jung ka qenë para tre muajsht, në fillim të muajit maj.

Kaloje seksionin tjetër Kryeartikujt e DW

Kryeartikujt e DW

Kaloje seksionin tjetër Më shumë zhvillime nga DW