Rrëzohet helikopteri, vdes ministri i brendshëm ukrainas
18 Janar 2023Reklamë
Sipas të dhënave të policisë ukrainase, si pasojë e rrëzimit të një helikopteri në qytetin ukrainas, Brovary, ministri i Brendshëm ukrainas Denys Monastyrsky, 42 vjeçar ka ndërruar jetë. "Ka informacione për 16 të vdekur, mes tyre edhe fëmijë", thuhet nga policia. Mes viktimave janë edhe përfaqësues të lartë të qeverisë ukrainase si edhe zëvendësministri i Brendshëm.
Guvernatori rajonal, Oleksij Kuleba është shprehur, se në kohën e rrëzimit të avionit në afërsi të një kopshti në qytetin Brovary ka pasur fëmijë në kopsht. Kreu i policisë, Igor Klymenko ka bërë fjalë për 22 të plagosur. Nuk ka ende të dhëna për arsyen e rrëzimit të helikoperit. Brovary ndohet rreth 20 km larg Kievit.