Ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel largohet
8 Mars 2018Reklamë
Sigmar Gabriel nuk do të jetë më pjesë e qeverisë së re gjermane - Ai shkroi në Twitter se nuk është më pjesë e qeverisë së re, por do të jetë vetëm deputet i zgjedhur i drejtpërdrejtë i Bundestagut. Për këtë e kishin njoftuar krerët e Partisë Socialdemokrate. Ai i uroi socialdemokratëve "nga zemra" suksese.
Revista gjermane Spiegel njofton se ministër i Jashtëm pritet të jetë ministri aktual i Drejtësisë, Heiko Maas. Por zyrtarisht SPD i bën të njohur të premten emrat e ministrave të saj në kabinetin e ri.
la(afp, spiegel)