1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ministri japonez i mbrojtjes jep dorëheqjen

3 Korrik 2007

Tokio: Tre javë para mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare kryeministri japonez Shinzo Abe ka pësuar një goditje të rëndë politike. Ministri i tij i mbrojtjes Fumio Kyuma ofroi dorëheqjen pas deklaratave kritike ndaj akuzave për bombat atomike të SHBA-ve në vitin 1945. Kyuma ka deklaruar se bombardimi i Hiroshimës dhe Nagasakit ka qenë i paevitueshëm për t`i dhënë fund Luftës së II-të Botërore. Deklarata e tij kanë shkaktuar një valë të madhe zemërimi në Japoni.