Ministrja e jashtme greke do të vizitojë Beogradin edhe Prishtinën
8 Shtator 2006
Ky interesim ndërkohë, duhet theksuar se kësaj radhe ndryshe nga misionet e mëparshme, përfshi edhe ato të parardhësit të saj Molivjatis në krye të troikës ballkanike, është i veshur me autoritetin që i jep diplomacisë greke kryesia nga ana e saj e Këshillit të Sigurimit gjatë muajit shtator, katër muaj para skadimit të mandatit të saj dyvjec,ar si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit. Aq më tepër që sipas programit të shpallur nga presidenca greke gjysmën e dytë të këtij muaji do të diskutohet edhe çështja e definimit të statusit të Kosovës, pasi më parë siç, theksoi zëdhenësi i ministrisë së jashtme do të paraqiten me rradhë raporti i sekretarit të përgjithshëm K. Annan për veprimtarinë e UNMIK-ut edhe përfaqësuesit të tij special
MartiAhtisaari për ecurinë e bisedimeve midis Prishtinës dhe Beogradit në lidhje me statusin e Kosovës.
"Stabiliteti, paqja dhe zhvillimi ekonomik në Ballkan dhe rregullimi në këtë kuadër i statusit të Kosovës" do të jenë udhërrefyese të diploamacisë e cila mund t’u japë zgjidhje problemeve ndërkombëtare," tha zonja Bakojani që do të udhëtojë për New York për sesionin e Këshillit të Sigurimit.
Presidenca greke e Këshillit të Sigurimit, por pa të drejtë vote, është një tjerë arësye për Athinën, që të vazhdojë të mbajë "kartat të mbyllura" në lidhje me pozicionimin e
saj për formën e statusit të Kosovës, një kurs që nuk e largon as nga Beogradi as nga Prishtina. Njëkohësish është një tjetër shans që të promovojë tezën e saj për mbajtjen në konsideratë edhe të opinionit të vendeve të rajonit në zgjidhjen që do të jepet. Këtë po përcjell me vizitën e tij triditore në Uashington, ku takohet sot me ndihmës sekretaren amerikane të shtetit për Evropën Qendrore dhe Lindore, Rosemary di Carlo, si i ftuar i saj, edhe drejtori i Drejtorisë Politike për Ballkanin Kristidhis, i cili ditët e ardhshme do të përfaqësojë Greqinë në takimin që do të mbahet në Sofie të Bullgarisë midis Grupit të Kontaktit dhe vendeve të Evropës
Juglindore në nivel drejtorash politikë për cështjen e statusit të Kosovës.