250511 IWF Lagarde
25 Maj 201155-vjecarja bëri të ditur të mërkurën (25.5.) në Paris, se e ka marrë vendimin pas një shqyrtimi të kujdesshëm. Politikania do të ishte e para grua në krye të FMN-së. Qeveritë e Francës, Gjermanisë, Britanisë së Madhe dhe OECD kanë sinjalizuar tashmë mbështetjen e tyre për këtë kandidaturë.
„Unë kam vendosur të paraqes kandidaturën për postin e drejtorit të Fondit Monetar Ndërkombëtar. Kam menduar gjatë për këtë dhe e ndërmarr këtë hap me aprovimin e presidentit dhe të kryeministrit francez. Që të dy më mbështesin plotësisht" - u shpreh Lagarde.
Ditën para samitit të G8-s ministrja franceze e Ekonomisë dhe Financave paraqiti zyrtarisht kandidaturën. Në një konferencë urgjente shtypi Lagarde theksoi se do ta njoftojë vetë vendimin e saj, sepse ajo nuk është kandidate as vetëm e BE, e eurozonës, apo e një aleance tjetër. Lagarde tha se ka patur kontakte me shumë kryeqytete dhe do të prezantohet personalisht edhe tek financuesit kryesorë të FMN-së.
Shanset e saj për sukses në zgjedhjet e FMN-së në fund të qershorit nuk mund të vleresohen ende. Shtetet, që e mbështesin, janë financues të rëndësishëm të fondit, por ka edhe zëra, të cilët nuk duan, që gjithmonë vendet e zhvilluara të zënë këtë post të lartë.
Autor: Johannes Duchrow / A. Verbica
Redaktoi: E.Xhani