1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Miratimi i marrëveshjes së çarmatimit START / Miratimi i buxhetit për vitin 2011 në Greqi / Dorëheqja e kryeministrit malazez Milo Gjukanoviq

24 Dhjetor 2010

1. Presidenti i SHBA-së, Barack Obama e mbyll këtë vit me një sukses të madh në politikën e jashtme. Me 71 vota pro dhe 26 kundër senati miratoi të mërkurën (22.12) Marrëveshjen e Çarmatimit START. Në këtë mënyrë marrëveshja mund të hyjë në fuqi, pasi ajo të votohet edhe nga parlamenti i Rusisë. Christina Bergmann informon.

2. Buxheti i Greqisë për vitin 2011, i cili karakterizohet nga masat e kursimeve, do t'u sjellë vështirësi të mëtejshme banorëve të këtij vendi. Megjithatë qeveria e kryeministrit Jorgo Papandreu nuk sheh ndonjë alternativë tjetër përveçse falimentimit të vendit. Steffen ëurzel sjellë hollësitë.

3. Një prej ngjarjeve që u përcoll me vëmendje në Ballkan gjatë javës që po lëmë pas ishte dorëheqja e kryeministrit të Malit të Zi, Millo Gjukanoviq. Me arrestimin e Ivo Sanaderit në Ballkan është hapur një epokë e re në luftën kundër korrupsionit dhe kriminalitetit, vlerësojnë në Institutin për studime Ballkanike IFIMES. Sipas tyre edhe dorëheqja e Milo Gjukanoviqit ka të bëjë me akuzat për kriminalitet dhe korrupsion. Nga Këshilli i Evropës rekomandohet që të priten dëshmi konkrete dhe paralajmërohen masa më të ashpra kur është në pyetje sundimi i ligjit në vendet që pretendojnë të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian. Marina Maksimoviq informon nga Brukseli.