Misioni i OKB-së në Bregun e Fildishtë suspendon kontigjentin marokan nën akuzën për shpërdorim të miturish
22 Korrik 2007Reklamë
Pas akuzave për shpërdorimin e fëmijëve misioni i OKB-së në Bregun e Fildishtë suspendoi deri në sqarimin e tyre të gjithë kontigjentin e ushtarëve nga Maroku. Fjala është për mbi 700 ushtarë marokanë. Sipas të dhënave të OKB-së viktimat, ndër të cilat bëjnë pjesë edhe vajza 13-vjeçare, janë kaluar nga njëra skuadër tek tjetra për t'u shpërdoruar seksualisht. Njoftohet gjithashtu se viktimat kanë lindur deri tani disa fëmijë.