Misteri i dosjeve të asgjesuara në shërbimin e fshehtë gjerman
6 Korrik 2012Heinz Fromm u pyet prej deputetes socialdemokrate Eva Högl nëse ishte i sigurt që tre anëtarët e njohur të "Ilegalitetit nacionalsocialist" (NSU) Böhnhardt, Mundlos dhe Zschäpe nuk kanë qenë informatorë të entit të tij. "Me aq sa di, e përjashtoj këtë mundësi", u përgjigj shefi i Mbrojtjes së kushtetutës, i cili do të jetë në detyrë deri në fund të qershorit. Përse, donte të dinte parlamentarja, pasi dosje të rëndësishme për operacionin për rekrutimit të spiunëve "Rennsteig" janë asgjësuar. "Sepse dosjet janë shqyrtuar nga një numër punonjësish", i përgjigjet Fromm. Këta mund të kenë konstatuar se bëhet fjalë për "gjëra të vjetra", pa lidhje me NSU-në dhe kanë vendosur: "Mirë atëherë, t'i hedhim!"
Mirëpo, siguri maksimale, se ka qenë vërtet kështu, nuk mund të japë as Heinz Fromm-i. Uroj që shpjegimi për katastrofën me dosjet të ketë qenë pakujdesia e madhe dhe jo fshehja, tha shefi i shërbimit të fshehtë, i cili për kohë të gjatë dukej disi i çorientuar. Së afërmi ai del në pension me dëshirën e vet.
Po aq pak qartësi mbi prapavijën e asgjësimit të dosjeve solli të mërkurën shqyrtimi (me lejen e shërbimit të fshehtë) prej anëtarëve të komisionit i shkresave mbi operacionin "Rennsteig", të cilat janë ruajtur. Ky aksion rekrutimi i shërbimit të fshehtë pati si synim në vitet 1996 deri 2003 që të bëheshin për vete informatorë në "Mbrojtjen e atdheut në Turingji" me orientim të djathtë, organizatë nga e cila lindi më vonë NSU-ja, e cila supozohet të ketë kryer vrasje.
Asgjësimi i dosjeve mbetet misterioz
Vërtet emrat e treshes Böhnhardt, Mundlos und Zschäpe nuk shfaqen në dosjet e mbetura, por (në dallim nga shefi i Mbrojtjes së kushtetutës Fromm) deputeti dyshues i Të Gjelbërve Wolfgang Wieland e konsideron të mundshme që tre ekstremistët të kenë qenë të dokumentuar pikërisht në letrat e bëra fije-fije. Edhe revista "Stern" raportoi të enjten për dosje të fshehta, sipas të cilave shërbimi i fshehtë brenda vendit është përpjekur nbë vitin 1997 të rekrutojë ekstremisten e djathtë Beate Zschäpe, anëtaren e vetme të gjallë sot nga treshja e NSU-së.
Në gjurmë të teorive të përbetimit
Për komisionin hetimor parlamentar puna ka marrë përmasa të reja. Në qoftë se në fillim bëhej fjalë vetëm për të zbuluar avaritë në hetimet gjatë ndriçimit të serisë së vrasjeve të nëntë imigrantëve dhe të një policeje dhe për të nxjerrë konsekuencat për luftimin e mëtejshëm të ekstremizmit të djathtë, qysh prej bërjes së njohur të asgjësimit të dosjeve komisioni duhet verifikojë teori përbetimi, sipas të cilave mbrojtësit e kushtetutës dhe ekstremistët e djathtë kanë punuar njëri me tjetrin.