Mbreti i Rok'n'Roll-it do të kishte mbushur sot 90 vjeç. Një retrospektivë në jetën e tij, me të gjitha të përpjetat dhe të tatëpjetat.
Elvis PresleyFotografi: picture alliance / dpa
Reklamë
Më 8 janar 1935, legjenda e muzikës lindi në Tupelo, Mississipi. Elvis Aaron Presli u rrit në një familje të thjeshtë, por kishte një fëmijëri të lumtur dhe një lidhje veçanërisht të fortë me të ëmën, të cilën e donte dhe adhuronte.
Provat e para për t'u futur në botën e muzikës ai i ndërmori në një botë të muzikës country dhe të evangjelistëve, ishte anëtar i korit të kishës së komunitetit të tij. Në një kitarë të thjeshtë, të cilën e mori dhuratë nga e ëma, ai mësoi vetë të luajë dhe imitonte idhujt e tij. Me këngët e ushtruara ai jepte koncerte të vogla para bashkënxënësve të tij.
Elvis PresleyFotografi: AP
Pas përfundimit të shkollës, Elvisi filloi të bënte punë rasti, por duke mos e harruar ëndrrën e tij për t'u bërë dikur këngëtar i shquar. Dollarët e fituar me mundim ai i investoi në qershor 1953 në regjistrime provë, të cilat i bëri në studion Sam Phillips. Kjo studio e mori këngëtarin e ri, e impresionuar nga zëri i tij, nën patronazh dhe e mbështeti talentin e Elvis Preslit.
Në vitin 1954, në studiot e Sam Phillips u regjistruan "I love you because" dhe "It's allright", të cilat ishin këngët e para profesionale të Elvis Preslit, dhe Phillips i publikoi në firmën e vet .
Disqe të publikuara pas vdekjes
Ata kanë vdekur prej vitesh, por emri bën që shitja e disqeve të përjetojë vazhdimisht bum. Industria diskografike vazhdimisht shet albume të legjendave të muzikës. Tani po qarkullon në treg vepra e re e Frank Zappas.
Fotografi: picture-alliance/AP
Muzikantët e vdekur jetojnë më gjatë
Frank Zappa ka 22 vjet që ka vdekur. Por tani u publikua albumi më i fundit, "Dance me this", rezultat i një regjistrimi në studio, me eksperimente në synclavier dhe me këngë mongole të kënduara me zë fyti. Për fansat diçka e rrallë, në listat e hitparadës disku me siguri nuk do të zërë vend. Në raste të tjera, back-katalogu i artistëve që nuk jetojnë më mund të jetë një minierë e vërtetë ari.
Fotografi: picture-alliance/AP
Michael Jackson shumë i shitur
Ai prehet në paqe që prej vitit 2009, por zëri i tij është më se i gjallë: më 2014 doli në qarkullim "Xscape"; pas albumit "Michael", ky ishte i dyti album i botuar pas vdekjes i King of Pop. Producenti i famshëm Timbaland përgatiti në pult tetë tituj të papublikuar, duke u shtuar zëra të shquar për duet si Mary J. Blige apo D'Angelo. "Xscape" nuk do të jetë albumi i fundit i "Jacko"-s së vdekur.
Fotografi: AP
Elvisi jeton
Elvis Presley thyen çdo rekord: deri kur vdiq, më 1977 ai publikoi 600 milionë albume, ndërkohë janë publikuar më shumë se dy miliardë disqe dhe kaseta. Shtëpia e tij e fundit në Graceland ka kohë që është kthyer në qendër pelegrinazhi për fansa nga mbarë bota. Kur në përvjetorin e 25-të të vdekjes doli në qarkullim kompakt-disku "Elvis 30 #1 Hits", në më shumë se 17 vende ai kryesoi hitparadën.
Fotografi: picture-alliance/AP Images
Këngë nga Andaluzia
Paco de Lucia mbahej si mjeshtri i madh i kitarës për Flamencon. Ai i vuri emrin e tij këtij zhanri në shekullin e 20-të. Kur spanjolli vdiq 66 vjeç në shkurt 2014, ai ende kishte shumë plane: mes të tjerash ai punonte për albumin e tij të parë që prej dhjetë vjetësh, të cilin ia kishte kushtuar këngëve popullore Copla të atdheut të tij. "Cancion Andaluza" doli në treg në fund të prillit 2014.
Fotografi: Raymond Roig/AFP/Getty Images
Reggae nga mjeshtri
Kur më 1983 u publikua albumi i Bob Marley "Confrontation", muzikanti më i famshëm i Reggae në botë kishte dy vjet që kishte vdekur. Gruaja e tij Rita pati kaluar nëpër duar materialet e papublikuara, që i publikoi së bashku me bandën e Marley "The Wailers". "Buffalo Soldier", një monument muzikor për ushtarët afro-amerikanë të SHBA në luftën civile u bë një nga hitet më të famshme të xhamaikanit.
Fotografi: AP
Figurë me prestigj e lëvizjes Hippie
Janis Joplin vdiq në tetor '70 nga një mbidozë heroine duke hyrë në "Club 27" të heronjve të muzikës që vdiqën të rinj. Ajo ndodhej në kulmin e punës për regjistrimin e albumit të saj të ri. Grupi i saj muzikor megjithatë e nxorri në treg "Pearl". Ky disk u kthye në suksesin më të madh të saj. Kënga e vetme e papërfunduar, kur u botua tingëlloi si ogur i keq: "Varrosur e gjallë në muzikën blues".
Fotografi: picture-alliance/dpa
Monsieur 100.000 volt
"Falemnderit Gilbert, publiku nuk do të të harrojë kurrë", shkruhet në gurin e varrit të Gilbert Becaud. Fansat vazhdojnë të vizitojnë varrin e tij në varrezën e Parisit, Pere Lachaise, për të nderuar njërin nga yjet e famshëm të këngës franceze. Në përvjetorin e 10-të të vdekjes së tij, në vitin 2011, e veja e tij nxorri në qarkullim kompakt-diskun "I pavdekshëm - këngët e tij më të famshme".
Fotografi: picture alliance/Keystone
Akoma shumë këngë të pabotuara
"Man in Black" doli në treg 11 vjet pas vdekjes së tij. "Out Among the Stars" doli në qarkullim në mars 2014, por këngët Johnny Cash i kishte hedhur në letër 30 vjet më parë. Pra në ato vite 1980, kur skena e muzikës Country e humbi interesin për të dhe firma që i publikonte disqet u nda prej tij. I biri, John Carter Cash tha se ka ende shumë material të pabotuar, për pesë albume të tjera.
Fotografi: Hulton Archive/Getty Images
Zëri prej botës tjetër
Pianisti i SHBA dhe këngëtari Nat King Cole ka vdekur që në vitin 1965, por e bija e ringjalli atë në vitin 1991. "Unforgettable" quhej dueti i kombinuar më vonë, të cilin ajo e këndoi me të atin e vdekur. Albumi ku bënte pjesë kjo këngë "Unforgettable … with Love" me këngë të njohura të atit të saj, u shit 14 milionë herë dhe korri shtatë çmime Grammy.
Fotografi: picture-alliance/dpa
Talent i jashtëzakonshëm, droga dhe një vdekje e hershme
Pas vdekjes së saj më 2011, kërkesat për albumet e Amy Winehouse ishin shumë të mëdha. Megjithë eksceset e drogës, këngëtarja e muzikës soul ishte mjaft produktive në karrierën e saj të shkurtër dhe la të papublikuara mjaft këngë për një kompakt-disk tjetër. "Lioness: Hidden Treasures" zuri menjëherë vendet e para në hitparadën britanike.
Fotografi: Getty Images
Reklamë alla Bolan
Pasi britaniku Marc Bolan e humbi jetën në vitin 1977 si pasagjer në një automjet Mini Cooper, publikimet me muzikën e shpikësit të Glam-Rock-ut kanë qenë biznes fitimprurës. Në vitin 1981 u publikua albumi "You Scare Me To Death", me këngë që këngëtari i Grupit T-Rex i kishte shkruar që në vitin 1966.
Fotografi: Hulton Archive/Getty Images
Qumësht dhe mjaltë
Kur ish-bitëllsin John Lennon e vranë në vitin 1980, bota kaloi në shok. Vejushës së tij Yoko Ono iu deshën tri vjet për ta vazhduar punën në albumin, për të cilin patën punuar bashkë: "Qumësht dhe mjaltë" ishte pasardhës i "Double Fantasy". Albumi përmban këngë të të dyve, por në një kohë kur Yoko nxorri në këngë gjithë hidhërimin e saj, këngët e tij tingëllonin ende të pambaruara.
Fotografi: Getty Images
12 fotografitë1 | 12
Sam Phillips e kuptoi shansin e madh, që iu ofrua asaj vetë dhe mbrojtësit të saj dhe ia prezantoi këngët e tjera një firme të madhe diskografike. Edhe ajo tregoi interes për këngëtarin e ri dhe i ofroi atij një kontratë prej 40 mijë dollarësh, që ishte për kushtet e atëhershme një gjë jashtëzakonisht fitimprurëse. Për t'i fituar paratë e investuara, firma RCA nisi për këngëtarin e ri një fushatë publicitare të sofistikuar dhe e dërgoi atë në një udhëtim promocional nëpër kanale televizive dhe radiostacione në të gjitha shtetet.
Suksesi
Llogaria rezultoi e suksesshme. I riu që ishte kthyer në një artist me rëndësi në Memfis dhe në rrethina, u bë yll i muzikës në të gjithë vendin, këngët e tij "Hound Dog" dhe "Heartbreak Hotel" u bënë më 1956 hite të mëdha. "Heartbreak Hotel" zuri vendin e parë në paradën e hiteve në SHBA dhe e ruajti këtë vend për tetë javë. Hapi drejt suksesit për burrin, i cili do të futej në historinë e popit dhe të rokut si këngëtari më i suksesshëm, qe ndërmarrë.
Në të njëjtin vit u fut në historinë e muzikës dhe tundja me vrull e ijes nga Elvis Presli. Që prej kësaj kohe shumë e adhuronin Elvisin si idhull seksi, të tjerë i quanin thjesht ordinere këngët e tij në skenë.
Ylli i muzikës pop në fillimet e karrierës së tij, fotografi e vitit 1964 në filimin "Roustabout"Fotografi: AP
Popullariteti i madh i starit të industrisë, tërhoqi shpejt edhe industrinë filmike të Hollivudit, e cila e zbuloi Elvisin për ekranet e kinemasë. Në vitin 1957 Elvisi xhiroi filmin e tij të parë "Love me tender". Në të njëjtin vit atë e mobilizuan. Më 24 mars Elvisi nisi shërbimin ushtarak në Arkansas, i cili e solli për një vit e gjysmë edhe në Gjermani, ku starit me uniformë iu përgatit një pritje e madhe nga fansat dhe shtypi.
Karrierë në kinematografi
Kur u kthye në mars 1960 në SHBA, ku hoqi uniformën, ai mundi të vazhdonte pa problem sukseset e tij në biznesin e shout. Veçanërisht biznesi i filmave funksionoi mirë. Nga viti 1960 deri në vitin 1967 ai qendroi para kamerës për jo më pak se 27 filma.
King of Rock'n'Roll, Elvis jeton!
Pothuajse e kemi harruar që Elvis Presley ka vdekur prej kohësh, sepse mbreti i Rock'n'Roll është anëmbanë i pranishëm edhe sot. Më 8 janar ai do të mbushte 80 vjeç.
Fotografi: dapd
Thyerje rekordesh
Elvis është i vetmi muzikant, që ka kryesuar ndonjëherë hitparade në katër dekada të ndryshme. Sipas "SoundExchange" ai është artisti veprat e të cilit në formë digjitale janë klikuar më shpesh në 10 vitet e fundit. Posthum ai është regjistruar në shumë skena hall of fame në SHBA. Shtatë vjet pas vdekjes Presley kishte një gjysmë miliard disqe të shitura në mbarë botën.
Fotografi: Getty Images
Graceland
Elvis Presley ndërroi jetë më 16 gusht 1977 në rezidencën e tij me famë Graceland. Që nga viti 1982 ajo u kthye në Graceland Museum - e qysh atëherë me një gjysmë milioni vizitorë në vit ajo është rezidenca më e vizituar në SHBA pas shtëpisë së bardhë në Uashington.
Fotografi: courtesy O2 exhibition
Influenca muzikore
Në vitin 1965 për herë të parë dhe të vetmen Beatles takuan Elvis Presley - ashtu si për shumë muzikantë të tjerë ai ishte një idhull për Fab Four. E kë kishte idhull Elvis? Ai e himnizonte këngëtaren Gospel Sister Rosetta Tharpe, njihte muzikën e këngëtarit Country Hank Snow dhe e cilësonte "gjenial" James Dean.
Fotografi: picture-alliance/dpa
Perdja ngrihet!
Edhe të tjerë muzikantë janë frymëzuar nga Presley. "Bye Bye Birdie" bazohet tek ngjitja e Elvis, në 1977 në teatrin Astoria në Londër u shfaq premiera e "Jukebox Musical" dhe në 2005 nisi "All Shook Up" në Broadway. Që nga viti 2013 është në turne "The Million Dollar Quartet" - sipas një shfaqjeje legjendare të improvizuar në 1956 me Elvis Presley, Johnny Cash, Jerry Lee Lewis dhe Carl Perkins.
Grenada në vitin 1978 i kushtoi një pullë Elvis Presley-t. Në 1988 pasoi Gjermania, në 1993 SHBA, ku asokohe 1.2 milionë amerikanë votuan për këtë pullë - dhe shumica zgjodhi atë me imazhin e Elvisit të ri. Pulla e veçantë me vlerën 29 cent është ndër më të shiturat e të gjitha kohërave me 500 milionë ekzemplarë.
Fotografi: gemeinfrei
Elvis në bronz
Një Elvis në bronz u është dhënë si çmim nga viti 1989 deri në 1991 fituesve të konkursit ndërkombëtar International Rock Award. Award në dallim nga Grammy synonte vlerësimin e muzikantëve të Rock-ut, por ai u dha vetëm për dy vjet. Për këtë arsye Elvis në bronz tani ndodhet në vitrina krahas legjendave të Rock-ut si Eric Clapton, Keith Richards, Ozzy Osbourne, Alice Cooper dhe Lou Reed.
Fotografi: AP
Edhe një tjetër Elvis në bronz
Statuja e famshme e Belgjikës me djaloshin e vogël "Manneken Pis", një atraksion i Brukselit, ka madje një kostum të vetin si Elvis. Statuja herë pas here vishet me kostume të reja: në gusht 1999 atë e veshën si King of Rock'n'Roll.
Fotografi: Herwig Vergult/AFP/Getty Images
Elvis jeton në landin e Renanisë
Në dhjetor 2011 tre koleksionistë gjermanë hapën një muze të Elvisit në Dyseldorf. Në ekspozitën me figura prej qiriri prezantohen rregullisht 600 nga 1.500 eksponatet që ekzsitojnë gjithsej. Muzeu bën reklamë në faqen e internetit, se "Elvis Presley paraqitet shumë i afërt, e po ashtu edhe familja e tij, besimi i tij, humori i tij dhe kompetenca e tij."
Fotografi: picture-alliance/dpa
Elvisi kanadez
Në nëntor 2013 16 vjeçari David Thibault fitoi në Kibek një konkurs imituesish. Një televizion lokal e postoi versionin e tij të "Blue Christmas" në Youtube - dhe me 7,4 milionë klikime vetëm brenda dhjetë ditësh ai u përhap në mbarë botën.
Fotografi: Pressebild/courtesy O2 exhibition
Vlerësim për the King
Legjenda jeton: zartyrisht ka klube të tifozëve të Elvis Presley-t në 38 vende. Që nga 2007 BBC organizon spektaklin "World's Greatest Elvis": Shawn Klush nga Pensilvania është një prej fituesve. Graceland ka konkursin e vet "Ultimate Elvis Tribute Artist Contest" e po ashtu edhe në qytetin Bad Nauheim në landin e Hesenit në Gjermani që nga viti 2002 organizohet "European Elvis Festival".
Fotografi: picture-alliance/dpa/T. Maury
Marketingu me Elvis
Suveniret Elvis shiten shumë. Qofshin ato bizhuteri moderne, shalle apo etiketa: "Elvis Presley Enterprises" menaxhon jo vetëm Graceland, por firma është përgjegjëse edhe për posedimin e markës. Rregullisht the King ndodhet në krye të listës së të vdekurve që fitojnë më shumë, ka hulumtuar revista ekonomike në SHBA Forbes – duke u renditur pranë Michael Jackson dhe Elizabeth Taylor.
Fotografi: cc-by-sa-Akrilov
11 fotografitë1 | 11
Fazën e zellshme të filmave e pasuan nga vitet 1969 deri 1977 vitet e koncertit, në të cilat Presli kreu më shumë se 1000 koncerte.
Fotografi e vitit 1968 Elvis Presley, gruaja e tij Priscilla Presley dhe vajza foshnje Lisa MarieFotografi: AP Photo/picture alliance
Rënia
Presli bënte një jetë të parregullt, të cilën pas pak kohësh artisti, që pëlqente ushqimin e shijshëm dhe alkoolin, mund ta mbante nën kontroll vetëm me një miks medikamentesh dhe drogash stimuluese.
Presionit në profesion iu shtuan edhe problemet private, të cilat bënë që në vitin 1973 gruaja e tij Prishilla të kërkonte ndarjen. Nga martesa ylli i rock-ut pati edhe një vajzë, Lisa Marie.
Katër vjet më vonë, më 16 gusht 1977 ai u gjet i vdekur nga e dashura e tij e atëhershme Ginger Alden, në shtëpinë e tij në Memfis.