1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shkolla e joshjes

John Laurenson / Elona Elezi28 Nëntor 2012

A po e humbasin francezët magjinë e tyre për të joshur partnerë të gjinisë së kundërt? Epo, përhapja e shpejtë e librave, DVD-ve dhe ndjekja e shkollave të joshjes, do të thotë se njerëzit kanë nevojë për ndihmë.

Pamje nga Parisi- muzeumi i Louvre-it
Pamje nga Parisi- muzeumi i Louvre-itFotografi: DW

Një pasdite me diell jashtë muzeut të artit Pompidou Center në Paris. Nicolas vjen nxitimthi. Ai dhe "trajneri" i tij kanë gjetur një "shenjestër". Një T-shirt vezullues në dy të drekës.

"Më falni, thotë ai. Unë sapo ju pashë dhe mendoj se me këtë T-shirt me temina dukeni si gërmuese ari. Stili juaj me të vërtetë që nuk është i keq!"

Duke dëgjuar në sajë të një mikrofoni të fshehur në këmishën e Nicolas, trajneri i joshjes Alex Roth qëndron thuajse i padukshëm përballë tij. Kjo nuk është hera e parë që ai dëgjon përpjekjet e studentëve të tij.

"Shumë e sjellshme nga ana juaj, thotë vajza. Por unë e kam të dashurin tim."

Roth mbledh supet. Refuzimi është normal. Të zhdërvjelltëson. Ajo çka nuk është normale, do të ishte që ti as mos ta provoje. Ai ka qenë në të njëjtën situatë disa vite më parë. Kjo është arsyeja pse krijoi kompaninë e tij, Lifestyle Conseil.

"Kur isha në moshë më të re, isha disi obez", shpjegon ai. "Isha disi vetmitar, nuk kisha shumë miq. Dhe një ditë thashë: Në rregull. Do të humbas ca kile, të dal dhe të gjej ca miq….të kem edhe një të dashur. Ishte vërtet një punë shumë e vështirë, por tashmë unë jam në gjendje të ndihmoj burrat që të bëjnë të njëjtën gjë. Sepse unë e kam përjetuar vetë këtë situatë."

Qëllimi është të mposhtësh ndrojtjen, murmurimat dhe plogështinë, heshtjen dhe mërzinë dhe t´i transformosh në atë çka Lifestyle Conseil e quan kombinimin fitimtar: "një bastard xhentil."

I sjellshëm por i vendosur, me sjellje të mira por ´mishngrënës´, pikërisht si heronjtë e joshjes që janë krenaria e literaturës dhe kinemasë franceze.

Zbehje e joshjes?

Një i ri që frekuenton shkollën e joshjes në FrancëFotografi: John Laurenson

Joshja ishte diçka të cilën meshkujt francezë e zotëronin mirë, teksa burrat e kombësive të tjera duhet të mendoheshin gjatë apo të pinin për disa orë resht para se të thonin një "Ç´kemi?"

Por a vlen kjo për Francën e sotme? Poshtë në Kopshtin Luxemburg në Paris, duke ´gjuajtur´ për joshës të së shkuarës dhe të tashmes, femrat franceze pyeten për partnerin më të mirë, dhe përpjekjet më të këqija të bëra ndaj tyre.

Rezulati? Lajm i mirë! Ashtu si dhe dhimbjet e lindjes, tentativat e shëmtuara të meshkujve janë diçka që femrat janë programuar për t´i harruar. Ato mbajnë mend vetëm rastet e këndshme të joshjes.

Por ka gjithashtu një grimë krijimtarie në këtë mes. Mashkulli i cili menaxhon që të komunikojë me një femër nga vitrina e një dyqani në anën tjetër të rrugës. Ose një tjetër që i afrohet një femre që po pret mikun e saj, dhe i thotë "Më vjen keq që jam vonë". Duhet pak kohë për t´a menduar përgjigjen, por është një lëvizje e zgjuar franceze.

Paraqitja e jashtme ndihmon

Edhe këta dy të rinj ndjekin shkollën franceze pë joshjeFotografi: John Laurenson

Ka edhe plot histori të përjetuara nga njerëz të afërt. Dikush takoi mamanë e fëmijës së tij teksa punonte si kamerier. Ajo ishte një kliente që kishte dalë të darkonte me miqtë e saj. Pas çdo pjate që ata porosisnin, ai i linte asaj një shënim. Por kur i erdhi radha ëmbëlsirës, siç thonë ata, ai ja kishte fituar zemrën. Një tjetër francez, Stephan, është shumë simatik. I gjatë, elegant, modern. Por mbi të gjitha ai ka një zë të thellë, të ngrohtë, të qetë, të butë. Këshilla që ai jep është: Ji vetvetja!

Ndonjë këshillë tjetër? "Roli i meshkujve dhe femrave është ngatërruar paksa ditët e sotme," thotë Stephan. Por shumë femra më tregojnë se atyre u pëlqejnë gjestet romantike. Dikush që u flet në rrugë…lulet…ato i pëlqejnë gjëra të tilla. Dhe shumë meshkuj kanë harruar t´i bëjnë."

Një buzëqeshje në fund të ditës

Qendra e re kulturore e artit në Paris PompidouFotografi: AP

Duke u kthyer sërish tek Pompidou Center…Nicolas ka ende shumë shumë për të bërë. Sa femra tentoi ai këtë pasdite? E kush i ka numëruar…

Shumë mundësisht, pas një lodhjeje duke bërë mashkullin sharmant, ai nis përpjekjen e radhës me shprehjen: "Më falni, besoj se nuk dukeni aspak keq." Kësaj fraze, femrat e reja i përgjigjen: "Oh, vërtet? Sa keq dukem nga 1 tek 10?"

Por pavarësisht këtyre fillimeve të pafat, kur ai u kërkon numrin e telefonit, ato përgjigjen: "Pa problem." Dhe kur ai kthehet tek trajneri i tij për të marrë përgëzime, buzëqeshja e Nicolas, për herë të parë gjatë ditës, është e vërtetë.