1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Moldavia mbetet pa president - Dështon referendumi për shkak të pjesëmarrjes së ulët

Lindita Arapi6 Shtator 2010

Në Republikën e Moldavisë një referendum i zhvilluar për një ndryshim në kushtetutë që do t'i jepte fund edhe krizës së gjatë shtetërore në vend, ka dështuar për shkak të pjesëmarrjes së pamjaftueshme të votuesve.

Qytetarë moldavë duke votuar për zgjedhjet parlamentare të 6 marsit 2009
Qytetarë moldavë duke votuar për zgjedhjet parlamentare të 6 marsit 2009Fotografi: DW/Christiane Hoffmann

Banorët e vendit evropianolindor duhet të vendosnin me votën e tyre nëse presidenti i vendit në të ardhmen do të zgjidhej përsëri drejtpërsëdrejti nga populli. Në vend të një pjesëmarrje të nevojshme të një të tretës së votuesve, në referendum ditën e dielë morën pjesë gati 30 për qind, bënë të ditur autoritetet vendore. Minimumi i nevojshëm për referendumin duhej të kapte shifrën 33%. Me këtë, referendumi është i pavlefshëm, edhe pse një shumicë e qartë e votuesve ka qenë për një ndryshim të kushtetutës.

Pamje nga fushata pllakative për ndryshimet në kushtetutëFotografi: DW/Yuliya Semenova

Si zgjidhet presidenti në Moldavi

Zgjedhja e një presidenti të ri në parlament deri tani ka dështuar, për shkak të raporteve të shumicës. Presidenti në Moldavi zgjidhet nga parlamenti, ku kandidati për president duhej të zgjidhej me një shumicë prej 60% nga deputetët. Në zgjedhjet e fundit në vitin e shkuar, koalicioni me orientim properëndimor nga katër parti arriti të marrë vetëm 51 nga të 101 mandatet. Koalicioni mund të krijonte qeverinë, por nuk mund zgjidhte presindetin. Kështu prej një viti Republika e Moldavisë është viti pa president të zgjedhur.

Moldavia është vendi më i varfër në Evropë dhe ndodhet në udhëkryqin e integrimit të mëtejshëm në BE fqinje dhe afrimit më të ngushtë me Rusinë.

AG/Arapi

Redaktoi: Mimoza-Cika-Kelmendi