1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

'Moment vendimtar në luftën kundër SIDA-s'

Christina Bergmann/ Auron Dodi19 Korrik 2012

Nga data 22 - 27 korrik, në Uashington do të zhvillohet Konferenca e 19-të Ndërkombëtare e Sidas. Nën moton "ta kthejmë së bashku fletën". Organizatorët mendojnë që lufta kundër virusit ka arritur në një pikë kthese.

Sida mbetet problem i përbotshëm
Sida mbetet problem i përbotshëmFotografi: picture-alliance/dpa

Dr. Diane Havlir është optimiste: "Për herë të parë- dhe unë punoj në këtë sektor, që kur ai ekziston- kam ndjesinë se mund të deklarojmë që ndodhemi në fillim të fundit të epidemisë së SIDA-s."

Havlir është mjeke në Francisco General Hospital dhe një nga kryesueset e konferencës së 19-të të SIDA-s, ajo bën pjesë në studiueset e orës së parë. Ajo kujdeset për pacientët e infektuar me HIV që prej fillimit të epidemisë së SIDA-s në vitet 80. Në një konferencë shtypi në Foreign Press Center ajo përmend arsyet për shpresën e saj: "Në tri vitet e shkuara ka pasur një sërë suksesesh në kërkimet rreth HIV, me ndihmën e të cilave ne mund ta pakësojmë në mënyrë të konsiderueshme numrin e infektimeve të reja dhe rasteve të vdekjes nga SIDA."

Këtu bën pjesë edhe përfundimi i arritur, se medikamentet arrijnë ndërkohë që jo vetëm të zgjasin cilësinë e jetës dhe jetëgjatësinë, por edhe të pengojnë infektimin. Autoritetet e shëndetësisë në SHBA sapo lejuan një medikament, i cili mendohet se e pakëson në mënyrë dramatike mundësinë e infektimit. Por as Truvada nuk ofron mbrojtje 100 përqind, thonë shkencëtarët.

Mbrojtja nga infektimi mbetet pikërendesë

Prandaj, një nga temat e rëndësishme, me të cilën do të merren 25.000 pjesëmarrësit nga e gjithë bota të konferencës në Uashington është mbrojtja nga infektimi. Në diskutimet në podium dhe në uorkshop-et e mjekëve, studiuesve, politikanëve dhe të prekurve do të bëhet fjalë veç kësaj për medikamente të reja, për përfundime të arritura në teste dhe kurime. Më tej do të diskutohet kërkimi i një vaksine dhe së fundi shërimi i sëmundjes së uljes së imunitetit, nga e cila të prekur janë në një masë dërrmuese meshkujt homoseksualë, të droguarit dhe prostitutat. Përballë arkave të financimit bosh, në Uashington do të kërkohen mundësi edhe për një rrugëdalje.

Chris Collins, zëvendëspresident i amfAR, i Fondacionit për Kërkimet për SIDA-n në SHBA shpjegon: "Nuk do të jetë e lehtë shfrytëzimi shterues i potencialit, sepse i nevojshëm është një investim i vazhdueshëm në kohë, në të cilat SHBA dhe vende të tjera ndodhen para sfidave të mëdha financiare."

Afrika e Jugut - më e ndërgjegjesuarFotografi: picture-alliance/dpa

Veç kësaj, kjo temë e ka humbur karakterin e saj emergjent në sytë e publikut.

Në këtë përfundim arrin e shqetësuar Diane Havlir: "SIDA është zhdukur në SHBA dhe në botë nga ndërgjegjia globale. Ne e dimë se është problem, por ajo aktualisht nuk tërheq vëmendjen e duhur, që ne të marrim masat e nevojshme."

Ndërgjegjësim në Afrikë

30 milionë vetë kanë vdekur tashmë nga SIDA, 34 milionë vetë jetojnë ndërkohë të infektuar nga HIV dhe vetëm gjashtë milionë vetë trajtohen për këtë sëmundje në të gjithë botën. Kjo shifër, thotë Havlir, duhet të dyfishohet sa më shpejë që të jetë e mundur.

Deborah von Zinkernagel, koordinatore e Inisiativës-SHBA-SIDA në Ministrinë e Jashtme, lëvdon bashkëpunimin me shtetet e Afrikës: "Një shembull është Afrika e Jugut, ku qeveria dhe shoqëria civile angazhohen fort, sepse e kuptojnë se çfarë ndikimi ka epidemia në vendin e tyre. Por këtë e shohim edhe në vende të tjera, si në Namibi dhe në Botsvanë."

Lufta kundër SIDA-s është edhe një luftë kundër stigmatizimit, një luftë për të drejtat e njeriut në të gjithë botën. Është një fakt domethënës, që u desh të kalojnë 22 vjet, përpara se konferenca e zhvilluar njëherë në dy vjet të rikthehej në tokën e SHBA: Presidenti Barack Obama hoqi më 2009 ndalimin e hyrjes në SHBA për personat e infektuar me HIV. Por në konferencë vetë ai megjithatë nuk do të vijë. Atje atë do ta përfaqësojë ministrja e tij e jashtme, Hillary Clinton.