Momenti kur e vërteta del në shesh - Takimi i Këshillit të ministrave të BE-së
16 Qershor 2008Në fillim të takimit të Ministrave të Punëve të Jashtme të BE-së në Luksemburg MPJ slloven Dimitri Rupel, njëkohësisht edhe kryetar i radhës i presidencës së BE-së tha "Do të ishte e rrezikshme të thoshim se ne mund ta ngjallim sot marrëveshjen, sepse jemi duke përjetuar këtë bllokadë dhe këtë moment të së vërtetës." Më tej ai shtoi se: Ne duhet të analizojmë fillimisht gjendjen e re të shkaktuar pas kësaj vote. Sot duhet vetëm të dëgjojmë."
Shumica e MPJ të BE-së ngulin këmbë që tetë shtetet e BE-së që nuk e kanë ratifikuar ende marrëveshjen për reformën e BE-së ta bëjnë këtë gjë megjithë jo-në e irlandezëve. Në këtë situatë MPJ irlandez Michael Martin theksoi: "Edhe pas fushatës është e qartë se Irlanda do të vazhdojë të qëndrojë në zemër të Bashkimit Evropian, dhe është tepër herët për të ofruar që tani zgjidhje."
MPJ irlandez Michael Martin e hodhi poshtë idenë e "Evropës së dy shpejtësive të ndryshme" që u hodh sërish për diskutim edhe prej MPJ gjerman Frank-Walter Steinmeier me fjalët: "Këto janë ujëra të panjohura, por Evropa ishte një herë përpara një gjendjeje të tillë dhe ne shpresojmë se do të gjejmë bashkarisht në solidaritet një zgjidhje."
Presidenti i Parlamentit të Evropës, Hans-Gert Pëttering, kërkoi që të ndërmerren përpjekje të reja realizimin për reformës së BE-së. Pëttering tha për Deutsche Welle-n se marrëveshja e kësaj reforme është ratifikuar prej 18 shtetesh dhe e bën Evropën më demokratike dhe më të aftë për të vepruar.