1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Mosmarrëveshje politike për autoritetin e fluturimeve të SHBA-së - Mijëra punonjës pa rroga

5 Gusht 2011

Jo pak vëzhgues e shohin sistemin politik të SHBA-së në këtë kohë në një gjendje kritike. Aktualisht konflikti politik ka shkaktuar probleme me autoritetin e fluturimeve. Mijëra punëtorë kanë humbur vendet e punës.

Avionë amerikanë tip Boeing
Avionë amerikanë tip BoeingFotografi: dapd

Kongresi ka ndërprerë punimet për shkak të pushimeve. Por në tavolinën e deputetëve qëndron një projektligj, i cili ka të bëjë me një konflikt absurd: Eshtë fjala për financimin e autoritetit federal të fluturimeve. Për shkak se demokratët dhe republikanët nuk munden të bien dakord, aty ka shpërthyer kaosi: 4.000 punonjës të shërbimit federal janë dërguar në pushime të detyruara të papaguar, më shumë se 70.000 punëtorë ndërtimi kanë humbur punën e tyre. Ministri i Komunikacionit Ray LaHood:

„Politikanët flasin gjithë kohën për atë që vendet e reja të punës janë të nevojshme. Më shumë se 70.000 njerëz dolën nga puna, por jo prej idesë sime, njerëzit duhet të kthehen në punë.“

Aeroporti Atlanta në SHBAFotografi: AP

Përsëri republikanët që bllokojnë projektligjin

Tek ministri qëndron vetëm kërkesa, sepse ligji ka ngecur: Senati i dominuar nga demokratët bllokoi projektligjin nga Dhoma e Përfaqësuesve, në të cilën republikanët përbëjnë shumicën aty. Dokumenti parashikon ndër të tjera që të shkurtohen subvencionet për aeroportet rurale. Në fakt mosmarrëveshjet politike krijojnë shqetësim për aeroportet e prekura vetëm në shtetet ku janë të zgjedhur senatorët demokratë. Barbara Boxer është një nga ato:

„Unë shpresoj që amerikanët po e kuptojnë se çfarë po ndodh këtu. Republikanët janë duke u përpjekur të sundojnë me ndihmën e marrjes së pengut politik.“

Kongresi amerikan në UashingtonFotografi: picture alliance/landov

Kjo tingëllon besueshëm: Sikurse në mosmarrëveshjet me borxhin, demokratët dhe republikanët akuzojën njeri - tjetrin për veprime të pahijshme. Qeveria është paralizuar, dhe në aeroporte shtrihen rreth 200 vende ndërtimi rrinë djerr. Megjithatë:siguria e pasagjerëve nuk duhet të jetë e rrezikuar. Ministri i Komunikacionit LaHood:

„Çështja e sigurisë nuk vjen në pyetje, mijëra njerëz mund të fluturojnë të qetë, sepse njerëzit tanë e bëjnë punën e tyre."

Njerëzit në panik, nuk kanë para për qeranë dhe sigurimet e tjera

Deri tani bëhet fjalë për shembull inspektorët e sigurimit të aeroporteve nuk janë paguar për punën. Ndërkohë që në shtëpi grumbullohen faturat e pagimit.

"Unë nuk e dij si do ta paguajë qeranë dhe sigurimin e makinës", thotë një nga të prekurit.

Shqetësimi e ka një arsye: Të paktën një pjesë e deputetëve duhej të ndërpisnin pushimin veror që ta fusnin ligjin në rrugë, ndryshe punonjësit e vendeve kërcënohen pesë javë pa rroga. Dhe kjo e gjitha për një projekt që ndoshta do të mund të kursente rrreth 14 milionë dollarë në vit. Për momentin nga konflikti, vendit i ikin nga duart 30 milionë dollarë në ditë.

Autor: Ulrike Römer / Mimoza Kelmendi

Redaktoi: Esat Ahmeti

Kaloje seksionin tjetër Kryeartikujt e DW

Kryeartikujt e DW

Kaloje seksionin tjetër Më shumë zhvillime nga DW