1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Mosmarrëveshjet bankare Slloveni -Kroaci

16 Tetor 2010

Kroacia ka pranuar ta kalojë për shqyrtim çështjen e Bankës së Lubjanës në Bankën për rregullimin e çështjeve ndërkombëtare (BIS) në Bazel. Kurse pala sllovene do të heqë dorë nga bllokimi antarësimit të Kroacisë në BE.

Symbolbild Kroatien Slowenien EU

Kroacia ka refuzuar për gati një dekadë që çështja e borxhit të Bankës së Lubjanës ndaj depozituesve kroatë, të zgjidhet në Bazel. Qëndrimi i Zagrebit zyrtar ishte se kursimet e vjetra në valuta të huaja janë çështje e marrëdhënieve private-juridike në mes të bankave dhe klientëve, ndërsa Sllovenia këmbëngulte në tezën se kjo është një çështje e procesit të trashëgimisë.

Vendimi i qeverisë nuk përjashton të drejtën private të qytetarëve që të padisin për shembull bankën, që në mënyrë individuale të kthejnë borxhin e tyre, por e tëra kjo duhet të ndodhë para se të arrihet një marrëveshje në mes të Zagrebit dhe Lubjanës, thonë ekspertët e ekonomisë.

Kryeministrja kroate Jadranka Kosor, dhe kolegu slloven Borut PahorFotografi: AP

Vendimi i qeverisë, i cili pasoi pas një pune disa mujore diplomatike mes Kroacisë dhe Sllovenisë ka marrë dritën jeshile edhe Banka Popullore e Kroacisë, falendëroi kryeministrja e Kroacisë, Jadranka Kosor. "Ajo është arritur në pajtim me guvernatorin Zheljko Rohatinski dhe Banka Popullore e Kroacisë është e pajtimit me këtë vendim të qeverisë." Kosor theksoi se arritja e pajtueshmërisë së Bankës Popullore të Kroacisë ka për qëllim që ajo mos të kundërshtojë futjen e bankës së Re të Lubjanës (Nova Lublanska Banka) në Kroaci. Banka Popullore e Kroacisë ka kundërshtuar futjen e NLB-së në tregun kroat përderisa mos të jetë shlyerë borxhi ndaj qytetarëve kroatë që kapin shumën prej 160 milionë eurove.

Hapja e derës për Bankën e re të Lubjanës ka qenë padyshim kushti slloven për zhbllokimin e kapitullit të katërt të negociatave mes Kroacisë dhe BE-së për levizjen e lirë të kapitalit.

Autor: Gordana Simonović/ Esat Ahmeti

Redaktoi: Aida Cama

Kaloje seksionin tjetër Kryeartikujt e DW

Kryeartikujt e DW

Kaloje seksionin tjetër Më shumë zhvillime nga DW