MPJ gjermane: "Mos udhëtoni në Afganistan!"
26 Korrik 2007Në dramën e një inxhinieri të rrëmbyer gjerman në Afganistan, para një jave, edhe më tej ekzistojnë shpresa të vogla për lirimin e tij. Korrespodentët e televizionit të parë dhe të dytë gjerman, ARD, ZDF njoftojnë se po vazhdojnë negociatata mes qeverisë afgane dhe pengmarrësve. Mirëpo negociata të drejtëpërdrejta me qeverinë gjermane nuk ka. Pengu është mirë me shëndet. Shtabi i krizës në Ministrinë e jashtme po përpiqet me të gjitha mjetet për lirimin e këtij njeriu. "Shtabi i krizës edhe më tej po punon shumë intensivisht për gjetjen e një zgjidhje lidhur me gjermanin e rrëmbyer në Vardak. Jemi në kontakte shumë të ngushta me qeverinë irakiane", tha zëdhënësi i Ministrisë së jashtme, Martin Jeger. Ministria e jashtme ka paralajmëruar rreptësisht qytetarët gjermanë që të mos udhëtojnë në Afganistan. Ndërkohë sot në Këln do të bëhet autopsia e trupit të pajetë të pengut tjetër të vdekur në Afganistan. Supozohet se 44 vjeçari ka vdekur nga pasojat e mundimeve, por në kufomën e tij ka edhe gjurmë të të shtënave me armë zjarri.