1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

281010 Unternehmenskultur

29 Tetor 2010

Tregu gjerman i punës i rezistoi krizës. Numri i të papunëve në tetor ra për herë të parë që prej 20 vjetësh nën 3 milionë. Por për këtë ka dhënë kontributin e vet edhe kultura e punës së ndërmarrjeve gjermane

Arbeitsmarkt Arbeitsmarktzahlen Stellenangebote Arbeitslose
Fotografi: picture alliance/dpa

Ata akoma ekzistojnë. Kapitalistët e mirë. Të 85.000 të punësuarit e firmës furnizuese të automjeteve Bosch më 1 janar 2011 do të kenë një rritje rroge me 2,7 % më herët se ishte planifikuar,

"Wolfgang Malchow, drejtor i personelit të grupit Bosch, thotë: "Punonjësit tanë i qëndruan besnik firmës në kohën e krizës dhe duruan humbjet në të ardhura. Për mua kjo është një shenjë e trajtimit të ndershëm. Ne dimë të vlerësojmë luajalitetin e punonjësve tanë dhe të jemi pro rritjes së tarifës."

Gjatë krizës

firmat shkurtuan orarin për të mos larguar personelin

Fotografi: AP Graphics

Edhe firma të tjera u përpoqën gjatë kohës së krizës të mos e pushonin nga puna personelin bazë dhe përdorën për këtë instrumentin e punës me orar të shkurtuar. Punonjësit morën më pak rrogë për më pak punë, por edhe një mbështetje financiare nga shteti. Në kohërat e rritjes ekonomike, firmat po e reduktojnë punën me orar të shkurtuar, madje po punësojnë punonjës të rinj. Kjo është arsyeja e mrekullisë gjermane të punës, e cila shihet disi me zili nga vende të tjera.

Bizneset familjare kanë pasur gjithmonë një filozofi të kulturës së punës

Ky qëndrim duket sikur nuk shkon me imazhin e firmave të orientuara nga fitimi, që megjithë rritjen e xhiros, paralajmërojnë shkurtime dhe brohoriten për këtë nga aksionerët. Hans Paul Bürkner, kryetar i bordit të Boston Consulting Group, e gjykon si të njëanshme politikën afatshkurtër të maksimizimit të fitimit. Bizneset familjare me traditë kanë pasur gjithmonë një filozofi të kulturës së punës:

Firma Schäper por ndörtimin e pajisjeve sportive prej 40 vjetësh biznes familjar.Fotografi: picture alliance/dpa/dpaweb

"E cila është e orientuar nga klientët, por edhe nga punonjësit, pra nga një klimë e përgjithshme e mirë, përfshirë këtu dhe komunitetin, në të cilin punohet, me të cilin krijohet një lidhje e fortë dhe një ndjenjë përgjegjësie."

Kjo filozofi pune trashëgohet nga gjenerata në gjeneratë dhe është faktor vendimtar për internacionalizimin. Sepse nga biznese familjare shpesh janë ngritur koncerne, që veprojnë në mënyrë globale."

"Vlera të përbashkëta"

Pikërisht në firma të tilla që prej dhjetë vitesh është zhvilluar një debat për kulturën e vlerave. "Vlera të përbashkëta" ishte motoja e tij:

"Në një kohë që një firmë vepron në rrafsh ndërkombëtar, ajo synon të gjejë një bazë të përbashkët vlerash. Kjo nuk do të thotë që të gjithë të paguhen njësoj, por që të krijohen kushte të pranueshme pune, që të ofrohet një produkt me cilësi të mirë, si në tregjet ndërkombëtare, ashtu edhe në tregun vendas."

Punonjës të një laboratori steril të firmës BASF analizojnë provat e kimikateve shumë të pastraFotografi: BASF

Në katalogun e vlerave bën pjesë edhe një fakt që një firmë e kupton veten si një pjesë të shoqërisë dhe këtë jo vetëm në vendin, ku është lokalizuar.

Shembull firma BASF, koncerni botëror për lëndë kimike, nuk është vetëm si biznes në Afrikë, por ofron mundësi shkollimi për fëmijët. "Ne kemi financuar një projekt, në të cilin fëmijët kanë marrë mbështetëse plastike për të shkruar, pasi nuk kishin tavolina dhe asnjë mundësi, ku të mësonin shkrim e këndim. Këto mbështetëse ata i marrin me vete, mund t'ua japin motrave dhe vëllezërve të tyre. Ky ishte një projekt shumë i suksesshëm me mjete të thjeshta."

Autor: Zhang Danhong/Lindita Arapi

Redaktoi: Angjelina Verbica

Kaloje seksionin tjetër Kryeartikujt e DW

Kryeartikujt e DW

Kaloje seksionin tjetër Më shumë zhvillime nga DW