1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

171110 Fachkräfte Deutschland

18 Nëntor 2010

Çlodhja e ekonomisë gjermane pas krizës po tregon efekte pozitive në tregun gjerman të punës. Shumë firma synojnë të shtojnë personelin. Por për disa profesione në Gjermani duket se tregu i punës nuk ka specialistë.

Industria gjermane ka vite që ankohet për mungesën e specialistëve
Industria gjermane ka vite që ankohet për mungesën e specialistëveFotografi: picture-alliance/dpa

Industria gjermane ka vite që ankohet për mungesën e specialistëve. Ekonomia mund të jepte edhe më tepër rendiment në rast se do ta kishte më të lehtë që të gjente teknikë, inxhinierë apo specialistë të shkencave të natyrës. Sipas një studimi të Institutit Gjerman për Studime Ekonomike DIW kjo mungesë është afatshkurtër. Kurse sipas Institutit për Studimin e Tregut të Punës dhe të Profesioneve kjo mungesë ekziston.

Sipas Institutit Gjerman për Studime Ekonomike DIW në degën e prodhimit të automjeteve lirohen prej daljeve në pension çdo vit 9000 vende pune. Ndërkohë që në vitin 2010 në degën e inxhinerisë mekanike kanë përfunduar studimet dhe janë diplomuar 23.000 studentë.

Amit Kulkarni nga India punon tek ThyssenKrupp në EsenFotografi: dpa

Anja Kettner, nga Instituti për Studimin e Tregut të Punës dhe të Profesioneve e kundërshton këtë pohim: "Për vendet e punës kërkohen kryesisht inxhinierë me përvojë disavjeçare. Kjo do të thotë që të sapodiplomuarit nuk kanë shanse. Natyrisht që duhet parë edhe si i formulojnë sipërmarrjet shpalljet për vende pune dhe nëse ato që kërkohen janë vërtet të domosdoshme. Pra për fillestarët në profesion tregu i punës megjithë mungesën e specialistëve nuk është kaq i lehtë."

Sipas zëdhënësit të Shoqatës së Zejtarëve Gjermani Alexander Legowski, kërkesa të shumta ka: "Para së gjithash për zejtarë që merren me procese të teknologjisë së lartë, si teknikë apo laborantë në mjeksi apo teknikë në fushën e ndërtimit të automjeteve. Në Lindje të Gjermanisë ku numri i nxënësve që përfundojnë shkollat është përgjysmuar prej rënies së numrit të lindjeve, ka rrezik që të mos ketë më ekspertë dhe kësaj prirjeje duhet t'i kundërvihemi."

Sipas një studimi të fondacionit Bertelsmann-Stiftung dhe të Dhomës së Industrisë dhe të Tregtisë të Gjermanisë (DIHK) Gjermania nuk është vendi i parë në listën e preferencave të specialistëve dhe ekspertëve nga bota e jashtme. Një ndër problemet është gjuha, sepse në botën e jashtme nuk mësohet më gjermanisht. Përveç gjuhës problem tjetër janë rregullat tepër të komplikuara për emigrimin e specialistëve të huaj: "Procesi dhe rregullat e emingrimit janë shumë intransparente dhe kjo vërtet i frikëson njerëzit që duan të vijnë në Gjermani. Po të shikojmë SHBA apo Kanadanë ato kanë sisteme të tjera të cilat janë të njohuara edhe në botën e jashtme. Kjo është është një disfavor i madh për Gjermaninë," thotë eksperti i DIHK Stefan Hardege. Ai kërkon thjeshtimin e ligjeve për emigrimin dhe që ato të bëhen të njohura në botën e jashtme.

Mikhail Yerunov, inxhinjer nga UzbekistaniFotografi: Mikhail Yerunov

Sipas një anketimi të DIHK në Gjermani ka mungesa në "kulturën e mirëseardhjes". Të rinjtë nga Turqia apo Polonia ankohen se e ndjenë veten jo të mirëseardhur në Gjermani ngaqë i konsiderojnë si çirakë apo punëtorë ndihmës. Po ashtu shumë prej vendeve anëtare të BE-së ankohen që në Gjermani nuk njihen diplomat e këtyre vendeve apo certifikatat e kualifikimit profesional.

Autor: Monika Lohmüller/ Dr. Pandeli Pani

Redaktoi: Aida Cama

Kaloje seksionin tjetër Kryeartikujt e DW

Kryeartikujt e DW

Kaloje seksionin tjetër Më shumë zhvillime nga DW