1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Mungesa e qasjes së lirë për persona me nevoja të veçanta në Kosovë

16 Prill 2011

Jopërshtatshmëria e objekteve arkitektonike për personat me nevoja të veçanta vështirëson lëvizjen e tyre të lirë. Përkrahur nga Komision i BE në bashkëpunim me shoqatën “Handikos”, ka nisur një fushatë sensibilizimi.

Behinderte Personen in Kosovo
Mungesë vëmendje ndaj kërkesave të tyre - personat me aftësi të kufizuara në KosovëFotografi: DW

Mirushe Pajazitajn nga Strellci, edhe pse u lind me probleme me femurin, vullneti brenda vetes nuk e la të dorëzohej asnjëherë. Por, mundësitë e vogla për punësim dhe refuzimet me të cilat përballet pas çdo tentimi, vazhdimisht ia kujtojne se ajo pa fajin e saj duhet t'i nënshtrohet një trajtimi më ndryshe.

Mirushe Pajazitaj nga Kosova.Fotografi: DW

“Unë kam probleme me këmbën që nga lindja. Por, edhe pse bëj çdo punë që bën një femër, e kam shumë vështirë të depërtoj deri te punësimi. Në çdo vend pune që konkuroj a është për shkak se jam person me aftësi të kufizuara apo jo, nuk e di, por une nuk pranohem!”

Mospërshtatshmëria e objekteve publike për personat me nevoja të veçanta, është një vështirësi tjetër, me të cilën përballet kjo kategori. Si rrjedhojë, shumica e tyre tërhiqen në vetvete, larg njerëzve dhe larg jetës. Miftar Hasani, afarist nga Pacaj i Gjakovës dëshëron që ata të dalin nga lëvozhga në mënyrë që zëri i tyre të dëgjohet dhe ndihma e tyre të vijë në kohën dhe vendin e duhur.

„Se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk e dinë çfarë përfaqson “Handikos” dhe çka është shoqëria me nevoja të veçanta, përndryshe secili do të jepte kontrobutin e vet. Sepse donacionet ndoshta nuk mund t´i marrësh direkt mirëpo duke e senzibiluzuar çështjen përmes mjeteve të informimit, me të arriturat, nevojat dhe kërkesat, edhe personat me nevoja të veçanta do të interesoheshin për veteveten."

Nënë kosovare me vajzën e saj me aftësi të kufizuara.Fotografi: DW

Buxhetet e kufizuara nuk janë arsyetim për mospërmbushjen e nevojave me elementare të personave me aftësi të kufizuara, siç është qasja e lirë në institucione publike-thotë Sabrije Zeqaj, koordinatore e HANDIKOS-it për Rajonin e Pejës:

"Jo s´kemi buxhete. Nëse bëhet projekti i një ndërtesë, në të cilin është paraparë edhe qasja e lirë për persona me nevoja të veçanta dhe nuk e bën sipas standardeve, pas dy vitesh duhet të ndërhyhet sërish në ato objekte për të siguruar qasjen edhe per persona me aftësi të kufizuara”, thotë Sabrije Zeqaj, koordinatore e HANDIKOS(Shoqata e Paraplegjikëve dhe Paralizës së Fëmijëve).

Sipas saj, përpjekjet për përshtatshmërinë e objekteve për personat me nevoja të veçanta janë shumë larg standardeve të parashikuara:

„Nëse punohet një pjerrinë, punohet jashtë standardeve. Le të dalim dhe t'i do ta shohësh edhe vetë nëse mund të kaloj një pjerrinë të tillë pa asistencën e dikujt”.

Projekti i Komisionit Evropian “Ambient i përshtatshëm-Shoqëri për të gjithë”, i cili në bashkëpunim me Handikos-in tash dy vjet po implementohet nëpër komuna të Kosovës, ka arritur që deri diku të senzibilizoje opinionin për më shumë vëmendje ndaj kësaj kategorie. Ndërsa, debatet me temën “Përshtatja e objekteve publike për personat me aftësi të kufizuara”, ka rezultuar me senzibilizimin e faktorit vendimmarës në nivelet lokale, thotë Behxhet Binakaj, anëtar i bordit të Handikos-it.

Behxhet Binaku, nga shoqata "Handikos" Prishtinë.Fotografi: DW

„Sidomos kemi premtime se Ligji mbi Ndërtimin 2004/15 dhe Udhëzimi Administrativ 2009/33 që përcakton qartë se si do duhej të jenë objektet publike me qasje, kemi premtime se do të respektohet. Mbetet të shihet, por nga praktikat e deritanishme nuk jemi shumë optimistë se kjo po ndodh“.

Sipas koordinatores Zeqajt, vet respektimi i ligjit do të garantonte një jetë më dinjitoze për këtë kategori.

„Të kesh një person me aftësi të kufizuar në shtëpi kërkohet një investim i madh dhe gjendja e rëndë e ekonomike dhe papunësia e madhe dhe kushtet e vështira e rëndojnë më shumë secilën familje. Ndërsa, tash 12 vjet pas luftës në vend se të ketë kthesa pozitive ne ende përkrahemi nga donatorët. Kjo të bën të mendosh se edhe sa kohë i duhet qeverisë sonë për të respektuar ligjet ekzistuese të cilat janë ratifikuar dhe janë shumë të mira”.

Edhe pse mungojnë shifrat e sakta, sipas OBSH-së në Kosovë janë rreth 200.000 persona me nevoja të veçanta. Por, edhe pse Kosova ka Strategjinë e Veprimit për këtë kategori, pozita e tyre edhe më tej vazhdon të jetë e rëndë dhe shumica prej tyre jetojnë në ambiente të papërshtatshme.

Autor: Ajete Beqiraj

Redaktoi: Eliana Xhani

Kaloje seksionin tjetër Kryeartikujt e DW

Kryeartikujt e DW

Kaloje seksionin tjetër Më shumë zhvillime nga DW