1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

220810 Schlingensief Nachruf

23 Gusht 2010

Schlingesief bënte pjesë në ajkën e regjizorëve më të rëndësishëm të kohës në Gjermani. Ai influencuoi mjaft botën e filmit dhe teatrit vitet e fundit. Schliengesief vdiq në moshën 49 vjeçare nga kanceri i mushkërive

Regisseur Christoph Schlingensief
Fotografi: AP

Christoph Schliengensief e bëri publike vuajtjen duke i prekur të gjithë. Kufijtë mes artit dhe jetës ai i kishte thyer prej kohësh, duke korrur për këtë edhe kritika. Schliengensief herë shahej, herë nderohej si gjeni.

"Rendisni kampet e mëposhtme të përqëndrimit nga veriu në jug: a) Aushvitc, b) Bergen-Belsen, c) Dachau, d) Ravensbryk).

Artist me aftësi të veçanta

Regjizori i njohur nuk ishte thjesht një provokator i pastër. Kur vuri në skenë "Kuic 3000" në skenën e Teatrit Popullor të Berlinit, ai donte të kritikonte valën e tepruar të programeve shou-kuic në televizion dhe këtë e bëri duke cekur pikat e dhimbshme të historisë gjermane.

Schlingensief ishte regjizor në teatrin e VjenësFotografi: AP

"E di që strategjinë e provokimit e kam mësuar nga babai, i cili ishte farmacist dhe i "helmonte" njerëzit me racione te vogla helmi- kupto ilaçesh. Një porcion i vogël helmi e sjell trupin në vete dhe ky fillon të shërohet. Në thelb kjo është për mua një gjendje seriore, sepse unë vetë rregullisht merrem me temën e vetënjollosjes dhe vetëshkatërrimit."

Por këtë e kanë kuptuar shumë pak vetë, për fat të keq. Në opinionin gjerman Schliengensief shihej si një i çoroditur me humor, si një fëmi i rritur, që provokon me shumë dëshirë dhe që nuk është i vetëdijshëm për pasojat.

Por ai i planifikonte shumë mirë aktivitetet e tij. Kur në vitin 2000 ai nisi aksionin e njohur pranë Operës Vjeneze, Schliengensief me kontenierin me mbishkrimin "Jashtë të huajt" dhe me kërkesën drejtuar kalimtarëve për të votuar, kush duhet ta lërë Austrinë, donte të ndizte debatin mbi politikën austriake të dëbimit.

Schlingensief me bashkëshortenFotografi: AP

"Atëherë ishte tema 'Ne ngremë një kontenier në qendër të qytetit'. Aty ku japonezët bëjnë fotografitë e tyre, aty ku të huajt duan të shohin Vjenën e bukur, papritur shihet një kontenier "Jashtë të huajt" dhe imitimi i një stacioni treni, i pisët, me të huaj brenda, për të cilët mund të votosh, kush duhet të largohet nga vendi. Është një nismë superbrutale."

Në inskenimin e parë të tij në Teatrin Popullor të Berlinit, Schliengensief i kishte udhëzuar aktorët të shkelnin me këmbë lulelakrat në formë koke. Thirrja "Vrisni Helmut Kohl-in" bënte pjesë prej kohësh në provokimet e tij më të njohura. Gjithmonë ai bënte paralelisht gjëra të tjera. Xhironte filma, inskenonte pjesë teatrale, apo dilte si moderator në televizion. Në vitin 2004 ai u ftua në Bajrojt të vinte në skenë "Parcifal".

Punoi deri në momentet e fundit të jetës së tij

Projekti i tij i fundit ishte ngritja e një fshati operistik në Burkina Faso. Ai arriti të mblidhte donacione, gjeti një arkitekt vendas dhe bëri gati planet për sezonin artistik. Opera në Burkina Faso nuk ka përfunduar ende, punimet vazhdojnë.

Schliengensief ishte njeriu, që trazonte ujërat, si provokator, artist, si njeri. Ai do t'i mungojë artit gjerman.

Autor: Oliber Kranz/Lindita Arapi

Redaktoi: Angjelina Verbica

Kaloje seksionin tjetër Kryeartikujt e DW

Kryeartikujt e DW

Kaloje seksionin tjetër Më shumë zhvillime nga DW