090611 Musical Life in Germany
11 Korrik 2011
Gjermania nuk posedon vetëm një trashëgimi të veçantë muzikore me kompozitorë të mëdhenj si Beethoven, Brahms ose Wagner, por panorama e larmishme muzikore e saj josh çdo vit një numër të madh muzikdashësish nga e tërë bota. Studentët e huaj vijnë të studiojnë në shkollat e larta të muzikës në Gjermani dhe jo rrallë mbas përfundimit të shkollës ata qendrojnë në vend dhe punësohen në një nga orkestrat e shumta. Pra, nuk është çudi, që të gjithë këtë përqendrim muzikor, Qendra Informuese për Muzikën në Bonn e prezanton tani me krenari në një libër 300 faqesh. Në «Musical Life in Germany» gjen informacione aktuale për gjithçka që ka të bëjë me jetën muzikore të Gjermanisë. Margot Wallscheid, bashkëpunëtore e Qendrës, shpjegon:
„Nga e gjithë bota, nga persona privatë, shkencëtarë, gazetarë, pedagogë, studiues të kulturës vijnë vazhdimisht kërkesa për informacione të ndryshme. Kjo na shtyu që të nxirrnim këtë përmbledhje informacionesh në gjuhën angleze.»
Që publikimi me të vëretë të njihet dhe të përdoret jashtë vendit, MIZ ka vendosur ta shpërndajë atë në një mënyrë paksa të pazakonstë: Stefen Schulmeistrat gjithashtu bashkëpuntor në hartimin e librit, tregon:
«Ne natyrisht që jemi të interesuar ta përhapim sa më shumë publikimin. Për këtë na ndihmon edhe ministria e jashtme nëpërmjet ambasadave e konsullatave por duam të lidhim kontakt edhe me Institutin Goethe.»
„Musical Life in Germany“ natyrisht që nuk kufizohet vetëm tek këto institute:
«Për ne është shumë e rëndësishme që ta shërndajmë atë në të gjithë botën, sepse jeta muzikore në Gjermani është një nga më të larmishmet dhe të gjallërishmet në botë dhe ka një forcë të madhe joshëse në nivel ndërkombëtar. Prandaj edhe ne vendosëm që ta publikojmë atë edhe në internet, aty gjen gjithçka, statistika, tabela, grafikë» - thotë Schulmeistrat.
Adressa e internetit është: www.miz.org/musical-life-in-germany
Këtu mund të lexohen të 15 artikujt profesionalë të librit, ku flitet shkollat e muzikës, për orkestrat, teatrot muzikorë, festivalet, por edhe për shkencën e muzikës pop, si edhe për institucione, biblioteka ose arkiva muzikorë. Kontributet plotësohen dhe ilustrohen me një numër të madh fotografish, grafikësh hartash, prej nga mund t'i hidhet një sy mbipërfshirës në qytetet me shkolla muzikore, orkestara dh teatro muzikorë. Por jo vetëm pjesët më të bukura të jetës muzikore gjermane tematizohen në këtë dokumentacion, aty flitet edhe për mangësi.
„Në anën tjetër, ne duhet të japim një pamje shumë të diferencuar të jetës muzikore dhe të flasim edhe për probleme dhe debate aktuale. Të gjithë e dimë se përbrenda ofertave muzikore ka edhe deficite, sidomos në kopshtet e fëmijëve. Jo të gjitha kopshtet e fëmijëve kanë oferta muzikore. Nëpër shkollat e muzikës listat janë e pritjes janë shumë të gjata. Ka një interes shumë të madh dhe jo të gjithë nxënësit mund të pranohen. Edhe për gjëra të tilla kemi informuar», thotë Margot Wallscheid.
Me publikimin e «Musical Life in Germany» MIZ-i ka goditur aty ku duhet. Këtë e konfirmojnë klikimet e shumta në faqin e internetit si edhe fakti që ediconi i parë është thuajse zhdukur nga qarkullimi: Shumë shpejt do të nevojitet një botim i dytë.
«Kemi shumë rezonancë ndaj këtij publikimi. Kemi tashmë aq shumë kërkesa, saqë nuk mund t'i marrim parasysh të gjitha. Tani na kanë mbetur rreth 1600 kopje, që i ruajmë këtu si sytë e ballit, gjerisa të kemi gjetur kanalet e duhura për t'i shpërndarë» - thotë Schulmeistrat.
Autor: Marita Berg / Anila Shuka
Redaktoi: E. Xhani