1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Muzeu Humboldt Forum rihapet virtualisht

16 Dhjetor 2020

Më 16 dhjetor hapi dyert fillimisht virtualisht muzeu Humboldt Forum në Berlin.

Humboldt Forum
Fotografi: SHF/Christoph Musiol

Rindërtimi i këtij muzeu ishte projekti më i shtrenjtë kulturor i Gjermanisë dhe është financuar me 644 milionë euro nga qeveria gjermane, autoritetet e Berlinit dhe donacione private.

Fotografi: Britta Pedersen/dpa/picture alliance

Në 40,000 metra katrorë vizitorët mund të kundrojnë ekspozita me art nga Azia, Afrika, Amerika dhe Oqeania si dhe objekte që lidhen me historinë e Berlinit.

Vepra arti me origjinë problematike

Koleksioni etnologjik do të prezantohet duke nisur nga vitit 2021. Një vend qendror planifikohet të ketë koleksioni i ashtuquajtura bronzi i Beninit, i cili do të transferohet nga vendndodhja aktuale, Muzeu Etnologjik në Dahlem në Berlinin jugperëndimor, në Forumin Humboldt në vjeshtën e vitit 2021.

Koleksioni Bronzi i BeninitFotografi: Daniel Bockwoldt/dpa/picture alliance

Edhe pse tingëllon si lajm i zakonshëm ky koleksion përbën një mollë sherri për politikën kulturore dhe shkaktoi diskutime të  mëdha disa ditë para hapjes së Forumit Humboldt - dhe jo për herë të parë.

Fotografi: picture-alliance/dpa/J. Carstensen

Skulpturat e bronzit i përkasin Mbretërisë së Beninit, një monarki parakoloniale dhe shumë e zhvilluar kryeqyteti i së cilës ishte në jugperëndim të Nigerisë së sotme. Më 1897 kolonialistët britanikë e mposhtën Mbretërinë e Beninit dhe plaçkitën pallatet.